Paralajmërim i ekspertëve: Ky pozicion gjatë gjumit përshpejton plakjen

Life style

Paralajmërim i ekspertëve: Ky pozicion gjatë gjumit përshpejton plakjen

Më: 24 maj 2022 Në ora: 06:43
Foto ilustrim

A keni menduar ndonjëherë se mënyra se si flini natën ndikon në pamjen tuaj?

Sigurisht që gjumi ka rëndësi të madhe për pamjen tuaj dhe mënyra se si flini ndikon shumë.

Sipas ekspertëve, nëse flini në bark, krijoni stres të panevojshëm për lëkurën tuaj.

“Besohet se rrudhat për shkak të fjetjet në pozicionin me bark, krijojnë stres të vazhdueshëm në lëkurë. Kur jeni i ri dhe keni kolagjen të madh dhe elementë mbështetës të lëkurës, ato tërhiqen shpejt pas zgjimit, por me kalimin e kohës, ky pozicion fjetje mund të krijojë rrudha”, shpjegon doktoresha Beth Goldstein.

Ekspertët paralajmërojnë se shumica e rrudhave të shkaktuara nga gjumi nuk përmisohen as me ndërhyrje kirurgjikale.

Fjetja në shpinë është mënyra më e mirë për të shmangur rrudhat sepse lëkura në fytyrën tuaj nuk do të fërkohet me jastëkun. Megjithatë, nëse gjumi në këtë pozicion është i pakëndshëm dhe përfundimisht do të çojë në gjumë të dobët, mund të mos ia vlen.

Goldstein gjithashtu vë në dukje se është më e rëndësishme të flini mirë sesa të shmangni rrudhat, dhe megjithëse gjumi në shpinë është mënyra më e mirë për të shmangur rrudhat, ajo paralajmëron se mund të përkeqësojë refluksin, apnean dhe gërhitjen, të cilat gjithashtu mund të vështirësojnë gjumin e mirë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat