7 llojet e pushimeve që të duhen në jetë

Life style

7 llojet e pushimeve që të duhen në jetë

Më: 27 qershor 2022 Në ora: 16:31
Foto ilustrim

Energjia dhe pushimi janë ato që na duhen për të përballuar përditshmërinë, andaj, gjithsecili prej nesh ka nevojë për një karikim të mirë, ndonjëherë edhe të gjatë. Ekzistojnë 7 lloje pushimesh dhe mënyrash si të arrijmë të qetësohemi 100% dhe të jemi gati për të rinisur. Sapo t’i zbulosh, do të identifikosh për cilin ke nevojë.

PUSHIMI KREATIV – Lidhet me gjetjen e gjërave që të motivojnë dhe frymëzojnë.

Si ta arrish? Duke u lidhur me natyrën. Kur ti shkon pranë natyrësh mbushesh me kuriozitet dhe frymëzim. Dëgjo cicërimat, përkëdhel kafshët, dëgjo zhurmat e ujit dhe shih gjelbërim. Më pas, rikthehu dhe puno për projektet e tua.

PUSHIMI MENDOR– Arrihet kur qetëson mendjen dhe përqendrohesh tek ajo çka ka rëndësi për ty.

Si ta arrish? Duke peshuar situatat. Përdor rregullin më klishe, ama më të mirë: Nëse nuk mund të ndryshohet, nuk ke pse e vret mendjen. Nëse mund të ndryshohet, atëherë puno që ta arrish.

PUSHIMI FIZIK– Kur çliron të gjithë tensionin që gjendet në muskuj dhe përmirëson gjumin.

Si ta arrish? Duke lëvizur. Bëj një dush, një ecje në natyrë. Çliro muskujt dhe lëre gjakun të qarkullojë.

PUSHIMI SOCIAL– Kur kalon kohë me njerëz pozitivë dhe mbi të gjitha, e shijon çdo moment.

Si ta arrish? Duke shpenzuar kohë vetëm me njerëz që të dhurojnë paqe dhe pozitivitet.

PUSHIMI EMOCIONAL– Kur mundesh të shprehësh të gjitha ndjesitë, edhe ato më të thellat.

Si ta arrish? Duke folur për ndjenjat e tua. Nëse po përjeton një emocion të caktuar ndaj një personi të caktuar, mund t’ia shprehësh pa hezitim.

PUSHIMI SHQISOR– Kur arrin të shkëputesh nga zhurmat në sfond, negativiteti dhe pajisjet digjitale.

Si ta arrish? Përqendrohu te veprimet dhe gjërat e vogla në përditshmërinë tënde. Ndiej aromën e një parfumi të mirë, çlodh sytë, praktiko yoga dhe dëgjo zhurma që të mbushin me qetësi.

PUSHIMI SHPIRTËROR– Kur ndien se bën pjesë në diçka shumë të madhe dhe shumë shpejt, do të zbulosh qëllimet e tua në jetë.

Si ta arrish? Duke medituar. Praktiko meditimin dhe puno me fymëmarrjen. Çdo ditë, dedikoji 10 minuta mendjes dhe do të vëresh super ndryshim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat