Rënia e flokëve te burrat, çfarë e shkakton

Life style

Rënia e flokëve te burrat, çfarë e shkakton

Më: 5 korrik 2022 Në ora: 11:21
Foto ilustrim

Edhe pse njerëzit humbin deri në 100 fije floku çdo ditë, nuk vërehet pasi flokët e rinj vazhdojnë të rriten. Problemet lindin kur flokët e rinj nuk zëvendësojnë çfarë kanë rënë ose rriten me një ritëm më të ngadaltë në krahasim me rënien e flokëve. Çfarë e shkakton humbjen e flokëve te burrat?

Rënia e flokëve ndodh kur gjëndrat janë dëmtuar dhe prishin ciklin e rigjenerimit të flokëve. Ekzistojnë disa faktorë që konsiderohen përgjegjës për shkaktimin e rënies së flokëve:

– Gjenetika
– Ndryshimet hormonale dhe stili i jetesës
– Stresi
– Rutinë jo e duhur e kujdesit të flokëve
– Nivele të ulëta të vitaminave dhe proteinave
– Kushte të caktuara mjekësore
– Kimikate që gjendjet te produktet ngjyruese të flokëve

Fatmirësisht, ka disa mënyra për të parandaluar rënien e flokëve.

1. Investoni në produkte të mira për kujdesin e flokëve: Përdorni një shampo kundër rënies së flokëve ose bëni trajnime që kanë për qëllim të luftojnë rënien e flokëve dhe të përmirësojë rritjen e tyre.

2. Bëni pjesë të dietës suaj vitaminat: Vitaminat A, E, B, D dhe vitamina H rrisin shëndetin e përgjithshëm të flokëve, inkurajojnë prodhimin e shëndetshëm të sebumit në lëkurën e kokës, përmirësojnë qarkullimin e gjakut në lëkurë dhe stimulojnë gjëndrat e flokëve për të prodhuar fije të reja.

3. Rreguloni stilin e jetesës: Stresi është një nga faktorët e rëndësishëm që shkakton rënien e flokëve. Ne e dimë që është më lehtë të thuhet sesa të bëhet, por disa ndryshime në stilin e jetës nuk mund të përmirësojë shëndetin e përgjithshëm, përfshirë edhe flokët. Mund të filloni duke fjetur mjaftueshëm, duke shmangur alkoolin dhe pirjen e duhanit, duke e bërë ushqimin e shëndetshëm stil jetese, meditoni për të paktën 20 minuta dhe pini shumë ujë.

4. Trajtojini në shtëpi: Vendosja e lëngjeve të qepës, hudhrës ose xhenxhefilit në lëkurën e kokës mund të nxisë rritjen e flokëve. Masazhi i kokës dhe i flokëve me çaj jeshil një ose dy herë në javë mund të zvogëlojë rënien e flokëve.

5. Kërkoni këshillat e ekspertëve: Sapo të vëreni një ndryshim, vizitoni një dermatolog. Ata mund të vlerësojnë gjendjen aktuale të kokës dhe t’ju ndihmojnë të personalizoni rutinën e kujdesit për flokët që është më e përshtatshme për ju.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat