Zbulo nëse ke 100% karakteristikat e një shoqeje/shoku të ngushtë

Life style

Zbulo nëse ke 100% karakteristikat e një shoqeje/shoku të ngushtë

Më: 23 korrik 2022 Në ora: 14:14
Foto ilustrim

Kur vjen puna tek shoqëria, ti e di që gjithmonë do të ndjesh afër vetes disa njerëz më shumë se të tjerët. Pavarësisht sa i gjerë është rrethi juaj shoqëror, shumë pak arrijnë të bëjnë pjesë tek kategoria e veçantë që i etiketojmë si shok/shoqe të ngushtë. E keni pyetur ndonjëherë veten nëse jeni mjaftueshëm i/e mirë si shok/shoqe të ngushtë? Ka disa karakteristika unike që e dallojnë një shok për kokë nga të tjerët, por meqë s'keni gjetur kohën t'i listoni ndonjëherë vete, keni rastin për t'i zbuluar tani.

1. Janë të besueshëm 100%

2.  Të mbështesin në vendimet e tua.

3. Të pranojnë siç je.

4.  Të dëgjojnë në mënyrë aktive. Pra, të dëgjojnë për të ndërvepruar me ju në vijim

5. Janë emocionalisht të pranishëm, jo vetëm fizikisht

6. Ju pëlqejnë të njëjtat gjëra

7.  Janë gjithnjë aty në periudha të vështira kohe.

8. Nisen gjithmonë me qëllime të mira ndaj jush dhe e reflektojnë në çdo situatë

9. Nuk kujtohen për ju vetëm kur kanë nevojë për diçka

10. Janë të ndershëm dhe ju ndihmojnë pavarësisht gjithçkaje.

11. E kuptojnë drejt përgjigjen "JO"

12. Respektojnë ndryshimet që ekzistojnë mes jush

13. Po njësoj, edhe barrierat apo limitet që ju vendosni.

14. Të bëjnë të ndihesh i/e sigurtë

15. Komunikimi me ta është fare i thjeshtë për ju.

16. Kanë vetëbesim

17. Festojnë për ty dhe arritjet e tua

18. Dinë të falin dhe tolerojnë

19. E shprehin dashurinë, në çdo lloj mënyre

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat