Studim: E marta është dita më produktive e javës

Life style

Studim: E marta është dita më produktive e javës

Më: 16 gusht 2022 Në ora: 19:19
Foto ilustrim

Një studim i ri nga Accountemps ka thënë se e marta është dita më produktive e javës.

Sipas këtij studimi, nëse keni një projekt sfidues për të trajtuar, bëni mirë që të merreni më të të martën.

Tridhjetë e nëntë për qind e menaxherëve të burimeve njerëzore të intervistuar e renditën të martën si ditën më produktive të javës.

E enjtja dhe e premtja, sipas studimit, dolën si ditët më pak produktive, shkruan Health.

Ekspertët tregojnë se si të jeni produktivë edhe ditëve të tjera, sikurse të martën.

Ata sugjerojnë që të filloni të krijoni një listë me detyra dhe të fokusoheni në secilën në bazë të rëndësisë së saj.

Gjithashtu duhet të bazoheni në disponimin tuaj, pra nëse jeni në disponim të mirë, merruni me gjëra më të rëndësishme, në të kundërtën merruni me gjëra më të thjeshta.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat