Nëse muzika ju rrëqethë, truri juaj mund të jetë i veçantë

Life style

Nëse muzika ju rrëqethë, truri juaj mund të jetë i veçantë

Më: 3 tetor 2022 Në ora: 18:31
Ilustrim

A e keni ndonjëherë atë ndjenjën kur e dëgjoni një këngë të mahnitshme dhe e shihni se të gjitha qimet në duart tuaja janë forcuar?

Një ndjenjë të tillë e ka përjetuar dhe Greg Evans, gazetar i njohur, i cili ishte rrëqethur kur e kishte dëgjuar këngën ‘Whole Lotta Love’ nga Led Zeppelin.

Përjetimi i rrëqethjes gjatë kohës kur dëgjoni muzikë është një gjë e rrallë dhe unike.

Matthew Sachs, vitin e kaluar i ka studiuar individët të cilët i kanë përjetuar këto ndjenja nga muzika dhe ka shikuar se si shkaktoheshin këto ndjenja.

Ai ka zbuluar se personat të cilët kishin qenë të lidhur emocionalisht dhe fizikisht me muzikën kishin pasur struktura më të ndryshme të trurit.

Kjo do të thotë se nëse rrëqetheni nga muzika të cilën e dëgjoni ju jeni më të prirë të keni emocione më të fuqishme dhe më intence. /

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat