Si ta bëni dikë t’ju pëlqejë?

Life style

Si ta bëni dikë t’ju pëlqejë?

Më: 26 nëntor 2022 Në ora: 23:24
Foto ilustrim

Bëni një gabim

Kur Jack Schafer fillon një semestër me një klasë të re studentësh, ai gjithmonë bën një gabim në shqiptimin e një fjale, sikur të jetë aksidental (kur në fakt është i qëllimshëm), dhe lë nxënësit e tij që ta korrigjojnë. “Unë bëj sikur zihem ngushtë dhe i falënderoj ata për korrigjimin”, thotë ai.

Jack e përdor këtë metodë në mënyrë që të arrijë tre qëllime specifike. Së pari, korrigjimi i gabimit që bën mësuesi u jep besim nxënësve të tij. Së dyti, kjo do t’i ndihmojë ata që të relaksohen, dhe nga ana tjetër që të flasin më lirshëm me të. Së treti, do i lejojë të mendojnë se edhe ata mund të bëjnë gabime. Kjo metodë mund t’ju ndihmojë për të bërë çdo person që t’ju pëlqejë. T’u tregosh njerëzve që nuk je i pagabueshëm, gjithmonë tregon se në fund të fundit je një njeri, dhe kjo gjë prodhon fillimin e një lidhjeje.

Bisedoni me njerëzit rreth vetes së tyre

Shpesh, njerëzit janë kaq të zhytur në veten e tyre dhe kanë shumë pak interes për të tjerët që takojnë. Për t’i bërë njerëzit të na pëlqejnë, ne duhet të jenë të interesuar për ta.

Shkrimtari amerikan Dale Carnegie ka shkruar se “ju mund të bëni më shumë miq në dy muaj, duke u interesuar për të tjerët, se sa në dy vjet duke u përpjekur që të bëni të tjerët të interesohen për ju”. Dhe kishte të drejtë.

Të drejtë kishte edhe Robert K. Holz, një akademik, kur thoshte se: “Kur njerëzit flasin për veten e tyre, nuk ka rëndësi nëse ata e bëjnë këtë bisedë ballë për ballë apo në një rrjet social – në secilin rast, do të aktivizohet të njëjtat qendra të kënaqësisë në tru, si kur hamë ushqim ose fitojmë para”.

Këto dy shembuj theksojnë se sa e rëndësishme është të bisedoni me njerëzit rreth asaj që po ndodh në jetën e tyre, në mënyrë që të fitoni miqësinë e tyre. Bëhuni të interesuar në familjet e tyre, biografinë, fëmijët, mendimet e tyre për këtë apo atë çështje. Ata do ju jenë mirënjohës, në mënyrë të pavetëdijshme.

Bëj një kompliment nga një palë e tretë

Ndonjëherë, komplimentat e thënë direkt tingëllojnë pak si shumë imponues. Shumë njerëz nuk ndihen rehat kur i marrin. Eshtë më mirë të ofrosh një kompliment nga një palë e tretë. Nëse do të krijosh një marrëdhënie më të fortë me kolegen tënde, në departamentin e financës për shembull, mund të thuash: “shefja e personelit më tha që je personi më i ditur në kompani”. Kjo metodë nuk është e thënë të përdoret gjithmonë në kontekstin e punës – mund të përdoret kudo, në marrëdhënie personale, si dhe në ato profesionale.

Mos harroni të tregoni simpati

Të gjithë ne duam të dimë që pikëpamjet dhe mendimet tona dëgjohen me vëmendje dhe që njerëzve u bëhet vonë për to. Natyrisht, nuk është aq e lehtë sa vetëm të thuash mekanikisht, “oh, sa e tmerrshme!” sa herë që dikush përshkruan fatkeqësinë e vet. Por ju mund të gjeni një mënyrë më të natyrshme për të shprehur simpatinë, varësisht nga situata – si dhe të tregoni se jeni të lumtur për ta, kur arrijnë sukses.

Nëse dikush thotë se ka patur një ditë e keqe, ju mund të përgjigjeni: “E kush nuk e ka patur?”

Nëse dikush thotë se ka përfunduar një projekt të vështirë, ju mund të thoni: “Bravo! Fantastike! Jam e gëzuar që gjërat po të shkojnë mirë”.

Ju duhet të bindni personin që po flisni, se ndani ndjenjat e tyre dhe kuptoni atë që janë duke kaluar. Nëse po përpiqeni që të jepni mbështetje dikujt, mos përsërisni vetëm atë që ata thonë. Njerëzit shpesh e marrin këtë sikur nuk ju bëhet vonë.

Kërkimi i një nderi

Ben Franklin vërente se në qoftë se i kërkon një kolegu një nder, kolegu do e pëlqente atë më shumë, se sa po të mos e kish kërkuar nderin. Ky fenomen u bë i njohur si Efekti Ben Franklin. Në shikim të parë, duket e pavërtetë. Nëse i kërkoni dikujt një favor, do të mendonit që juve do ju pëlqente më shumë tjetri, sepse do ju kish bërë nderin; por nuk ndodh kështu. Kur një person i bën dikujt një favor, ata të ndjehen më mirë me veten e tyre. Rregulli i Artë thotë se në qoftë se ju e bëni një person të ndjehet më mirë me veten, ata do t’ju pëlqejnë. Por mos e përdorni me tepri këtë teknikë, pasi edhe Ben Franklini thoshte: “Mysafirët, ashtu si peshku, fillojnë të mbajnë erë pas tri ditësh” (siç bëjnë njerëzit që kërkojnë shumë ndere.)

Lërini njerëzit të kënaqin veten

Vija ndarëse mes një komplimenti dhe lajkave është shumë e hollë, kështu që është më mirë të përpiqeni të bëni njerëzit të lajkatojnë veten. Kjo teknikë shmang problemin që të dukeni të pasinqertë kur i bëni kompliment dikujt, shkruan bota.al. Kur njerëzit komplimentojnë veten, sinqeriteti nuk është një problem, dhe për këtë arsye njerëzit rrallë e humbasin mundësinë për ta bërë këtë.

Nëse dikush thotë që “kam punuar ditë e natë për të mbyllur këtë marrëveshje”, ju mund të përgjigjeni:”Duhet të jesh angazhuar me të vërtetë shumë për t’ia dalë!” E sigurt që do të merrni pak a shumë si përgjigje: “Epo ja, unë angazhohem seriozisht për atë që bëj. Mundohem të jap përherë më të mirën”.

Kjo gjë kërkon shumë të praktikë. Por ajo patjetër që funksionon përsosmërisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat