A e kanë më të lehtë për ta përsëritur tradhtinë, personat që tradhtojnë një herë? Përgjigjet shkenca

Life style

A e kanë më të lehtë për ta përsëritur tradhtinë, personat që tradhtojnë një herë? Përgjigjet shkenca

Më: 3 dhjetor 2022 Në ora: 19:02
Foto ilustrim

Dhimbja e tradhtisë është mjaft e thellë. Mund të ndiheni të hidhëruar, të zemëruar, të mundur dhe thellësisht të lënduar. Si mund të besoni përsëri te partneri, nëse jeni në këtë gjendje?

Ndoshta para tradhtisë, ju i keni besuar shumë.

Meqenëse ekziston një konsesus në dashuri se çfarë është e drejtë dhe e gabuar, dhe çfarë është e përshtatshme dhe e pritshme, është krejtësisht e arsyeshme që të besoni se partnerët do të sillen gjithnjë në mënyrën e duhur.

Por, padrejtësia ndodhi!

Dikush që e do, kujdesesh dhe i beson, gënjeu, mashtroi dhe shkeli këto norma në marrëdhënie, duke të lënë në një pellg mosbesimi. A mund të besosh sërish?

Në një farë mënyre, përgjigja është jo, nuk mund të besoni njësoj si dikur përpara tradhtisë.

Nëse një vazo thyhet, mund t'i ngjitni pjesët së bashku, por nuk është njësoj.

Besimi juaj naiv nuk do të jetë kurrë i njëjtë, as nuk duhet të jetë. 

Mund të duhen vite për t'u pajtuar me atë ndjesi. Sa herë që mendoni për të, mund të sjellë të njëjtat ndjenja. 

A do t'më tradhtojë sërish? 

Studiuesit kanë vëzhguar persona në marrëdhënie afatgjatë, për historikun e tyre të tradhtive. Mes atyre që kishin qenë jobesnikë në marrëdhëniet e mëparshme, 30 për qind kishin tradhtuar edhe partnerët aktualë. Kjo krahasuar me vetëm 13 për qind të atyre që nuk i kishin tradhtuar kurrë partnerët e mëparshëm. Ky raport qëndron si për burrat dhe për gratë, dhe mbështetet edhe nga studime të mëparshme. Studiuesit kanë arritur në atë që e etiketojnë “efekti prag.”

Kur tradhton një herë, të kryesh sërish një akt të tillë, mund të duket si diçka jo shumë e madhe, thotë bashkautori i studimit Frank Dattilio, psikolog klinik në Allentown. Por kjo nuk do të thotë që tradhtarët nuk mund ta ndryshojnë sjelljen e tyre. Duhet kujtuar që plot 70 për qind e atyre që kishin tradhtuar në të shkuarën, ishin besnikë në marrëdhëniet aktuale.

Po si ta dish që një tradhtari tani mund t'i besohet?

Flisni me partnerin për tradhtinë - si kur e ka kryer ndaj jush, apo ndaj dikujt tjetër dhe shikoni si do të reagojë, thotë Dattilio. Nëse partneri e kalon atë temë dhe sillet sikur nuk keni të drejtë të preokupoheni për të, mund të keni arsye për t’u shqetësuar, thotë ai. Kjo është një shenjë që partneri nuk e vlerëson shumë besnikërinë. Por nëse partneri tregohet i hapur për çfarë ka ndodhur, pranon që ishte një gabim i tmerrshëm dhe duket sinqerisht i thyer nga kjo arsye, atëherë mund ta dini që e merr tradhtinë aq seriozisht sa ju, thotë Dattilio. Dhe ju keni një arsye të fortë për ta besuar sërish.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat