Ka vetëm diçka që s'shkon me ty: Partneri yt është mbytës

Life style

Ka vetëm diçka që s'shkon me ty: Partneri yt është mbytës

Më: 9 dhjetor 2022 Në ora: 08:32
Ilustrim

Nëse e gjen veten duke kërkuar defekte apo të meta tek vetja sepse lidhja me të diku çalon, pasi të kesh reflektuar ndalo ktheji sytë nga njeriu përballë teje. A mos ndoshta është partner mbytës dhe s'e ke kuptuar deri më tani? Ose më saktë, i ke pranuar si normale sjelljet e tij abuzive?!

Të gjithë kemi toleruar situata aspak të shëndetshme për një marrëdhënie, por vjen një pikë ku të tilla momente përsëriten derisa bëhen pjesë e marrëdhënies, apo marrëdhënia vetë. 

1. S’të lë të dalësh me shoqet

I takon shoqet shumë rrallë, por edhe kur e bën këtë të duhet ta marrësh partnerin përherë me vete. Kudo duhet të jesh me të, kurdoherë duhet të marrësh lejen e tij. Që një marrëdhënie të ecë mbarë duhet që secili prej jush të ketë një jetë më vete. Miq, darka me kolegët etj.

2. Të kontrollon celularin

Nuk është normale që partneri t’i futet kontrollit një për një të mesazheve apo email- ve të tua. Kjo nuk është provë dashurie, kjo është shenjë dominance.

3. Të tregon si të vishesh

Partnerit tënd nuk i pëlqen që ti të veshësh fustane të shkurtra apo të lyhesh shumë? Edhe? Ti vishesh për veten zemër, për askënd tjetër. Nëse ai të bën një sugjerim në të veshur në formën e këshillës, pse jo mund ta marrësh në konsideratë. Përndryshe çdo imponim, çdo formë detyrimi s’duhet pranuar.

4. Acarohet kur ti i kthen përgjigje me vonesë

Lidhja nuk ka përse t’ju shkaktojë kaq shumë stres. Nëse bëni llafe çdo moment se përse nuk e hape celularin në kohë apo përse nuk ktheve sms në kohë, ky raport mes jush po çalon.

5. Mendon dy herë para se të flasësh

Të dashurosh do të thotë të jesh e lumtur, jo të kesh frikë, frikë se mos po thua gjënë e gabuar dhe ai do ta rikujtojë e rikujtojë për çdo herë. Thuaj me zë të lartë atë çka ndjen e mendon dhe mos lër atë të flasë për ty, në emrin tënd dhe të të ndrydhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat