Vetëm kush ka një shoqe BRICJAP mund t'i kuptojë këto 4 situata

Life style

Vetëm kush ka një shoqe BRICJAP mund t'i kuptojë këto 4 situata

Më: 21 dhjetor 2022 Në ora: 14:04
Ilustrim

"Kush ka një mik, ka një thesar"! E keni dëgjuar dhe lexuar me qindra herë këtë shprehje, por në qoftë se mikesha juaj më e ngushtë i përket shenjës së Bricjapit, le të themi që gjërat nuk janë aq mirë sa do të dëshironitnit (shaka). Të kesh një mik të kësaj shenje është me të vërtetë një fat, edhe pse të lindurit në datat 22 dhjetor -19 janar  mund t’ju hapin disa probleme ndonjëherë. Hidhuni një sy karakteristikave të mëposhtme:

1.Është një organizuese e lindur: Nëse do të na duhej të zgjidhnim një tipar karakteristik të Bricjapit, nuk mud të lëmë pa përmendur sensin e saj të organizimit. Duket sikur kanë lindur me axhendë në dorë dhe për këtë duhet t’u jenë mirënjohëse natyrë së tyre detajiste që nuk i lë kurrë në baltë.

2.Mos "guxoni" të pllaquriteni në publik: Hmm, ndoshta duhet ta mendoni edhe një herë idenë e puthjeve dhe përqafimeve në publik pasi me Bricjapin nuk i dihet kurrë. Siç e dini, nuk i ka shumë qejf shprehitë e afeksionit në publik, prandaj nuk është aspak çudi që t’ju lërë si pemë nëse e teproni me pllaquritjet.

3.Është një maniake e rregullit dhe perfeksionit: Nëse menduat se Virgjëresha është shenja më perfeksioniste e zodiakut, atëherë nuk keni njohur akoma një Bricjap. Ajo sistemon bibliotekën sipas rendit alfabetik, seleksionon veshjet sipas ngjyrave, nuk lë asnjëherë papastërti ne shtëpi dhe do që gjithçka të shkëlqejë.

4.Kujdes kur bëni pazare me të: Edhe pse i premton vazhdimisht vetes që nuk do të harxhojë më, nuk është aspak habi që t’ju marrë në telefon javën e dytë të muajit dhe të qahet se nuk ka asgjë për të ngrënë. Mos kërkoni të dini arsyen pasi nëse thua ‘’shopping’’ i ke thënë të gjitha. Një shoqe Bricjap është plotësisht i varur prej tij, edhe pse ankohet gjithmonë se garderoba e saj është bosh (500 palë këpucë e 2000 funde) dhe se nuk ka asgjë për t'u veshur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat