Pse punonjësit duan të largohen

Life style

Pse punonjësit duan të largohen

Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 00:13
Foto ilustrim

Sondazhet kanë treguar se në SHBA, 40% e punonjësve nga 2 mijë të intervistuar janë shprehur se janë gati të largohen nga puna që bëjnë.

Zakonisht një tentacion i tillë lidhet më së shumti me raportin prishur, jetë profesionale-jetë personale, por në këtë studim të fundit,rezultoi se në fakt nuk ishte ky problemi.

Ndërkohë studiuesit arritën të identifikojnë tre arsye të tjera që zakonisht i bëjnë punonjësit të mendojnë një alternativë tjetër punësimi.

Mungesa për rritje profesionale – Fokusimi tek detyrat e përditshme rutinë jo vetëm që nuk të zhvillon por as nuk të lejon as të gjesh kohën e duhur për të gjetur hapësira të reja zhvillimi.

Mungesa e vlerësimit – Është e natyrshme që dëshironi të ndiheni i vlerësuar për punën tuaj. Dhe kur ky vlerësim mungon, vetvetiu lind dëshira për të gjetur një vend tjetër ku një gjë e tillë nuk mungon.

Oraret e zgjatura – Sidomos kur kjo bëhet e vazhdueshme.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat