Si lidhet vetmia me problemet e zemrës

Life style

Si lidhet vetmia me problemet e zemrës

Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 11:29
Foto ilustrim

Një studim i ri i madh shkencor kinezo-britanik tregon se si izolimi social ashtu edhe vetmia janë veçanërisht të lidhura me një rrezik të shtuar të problemeve të zemrës.

Të dy faktorët luajnë një rol, por më i rëndësishmi është shkalla në të cilën njeriu ndihet i vetmuar, pavarësisht se sa i vetmuar është në të vërtetë.

Izolimi social i referohet gjendjes objektive të mungesës së kontakteve dhe marrëdhënieve shoqërore, ndërsa vetmia i referohet ndjenjës shqetësuese të paaftësisë për t’u përfshirë në ndërveprim të vërtetë shoqëror, edhe kur të tjerët janë të pranishëm.

Studiuesit, të udhëhequr nga Dr Zhihui Zhang i Universitetit Mjekësor Guangzhou, analizuan të dhënat mjekësore britanike të rreth 465,000 njerëzve të moshës mesatare dhe të moshuar (mesatarisht 57 vjeç) mbi të paktën 12 vjet, nga të cilët pothuajse 12,900 ishin diagnostikuar me probleme të zemrës.

Është zbuluar se vetmia dhe izolimi social rrisin rrezikun e dështimit të zemrës me 15% deri në 20%. Por izolimi social në vetvete përbën një faktor rreziku vetëm kur ndjenja e vetmisë mungon.

Me fjalë të tjera, nëse dikush është i izoluar nga shoqëria dhe në të njëjtën kohë ndihet i vetmuar, kjo e fundit është më e rëndësishme për sa i përket gjasave për të zhvilluar insuficiencë kardiake. Vetmia gjithashtu rrit rrezikun relativ edhe nëse dikush nuk ka fare izolim social.

Në përgjithësi, si vetmia ashtu edhe izolimi social janë më të zakonshme tek meshkujt sesa tek femrat. Nëse dikush pi duhan dhe është i mbipeshë, rreziku i dështimit të zemrës rritet më tej.

“Gjetjet tregojnë se ndikimi i vetmisë subjektive është më i rëndësishëm se ai i izolimit objektiv social. Rezultatet tona tregojnë se kur vetmia është e pranishme, izolimi social nuk është më i rëndësishëm për zhvillimin e dështimit të zemrës. Vetmia është një shtytës më i fortë i stresit sesa izolimi social dhe është i zakonshëm tek njerëzit që janë armiqësorë ose kanë marrëdhënie sociale stresuese”, tha Dr. Zhang.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat