9 arsye pse keni djegie vaginale pas seksit

Life style

9 arsye pse keni djegie vaginale pas seksit

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 16:44
Foto ilustrim

1. Mund të jetë pasojë e lodrave të seksit

Materiali i tyre është ajo çfarë mund t'ju shkaktojë acarim të lëkurës e ndërsa një tjetër arsye mund të jetë higjena e tyre. Ndoshta s'po i lani siç duhet dhe përpiquni të përdorni sapunë apo locione që s'përmbajnë asnjë lloj arome. 

2. Mund të jetë pasojë e detergjentëve të cilat përdorni për rrobat

Enzimat, përbërësit, aromat dhe gjithë kimikatet e tjera mund të shkaktojnë në mënyrë direkt reaksion alergjik, djegie ose kruajtje.

3. Mund të jenë të brendshmet tuaja

Materiali i mbathjeve është një tjetër faktor që ndikon në djegien e vaginës. Jo vetëm që disa materiale të caktuara janë të parehatshme dhe jo miqësore me lëkurën, por mund të shkaktojnë krijimin e baktereve dhe rritjen e tij. 

4. Mund të vijë si pasojë e stresit

Stresi ndikon në shumë funksione të trupit, përfshi këtu hormonet dhe si rezultat edhe tharjen vaginale. Kur kryeni marrëdhënie pa lubrifikimin e nevojshëm, kjo thatësi mund të shkaktojë ndjesi djegieje në vaginë. 

5. Mund të jetë prej tamponeve 

Nëse s'e vendosni siç duhet apo e fusni më thellë mund të keni një ndjesi diegieje vaginale. 

6. Kujdes me produktet që po përdorni

Jo sapun në vaginë! Kujdes dhe me locionet që përdorni pasi pH juaj ka nevojë për balancë. 

7. Mund ta shkaktojnë mjetet mbrojtëse ose lubrifikantët

Sidomos nëse lëkura juaj është e ndjeshme.

8. Eshtë e rrallë, por edhe sperma mund t'ju shkaktojë djegie. 

Ndodh rrallë, por edhe sperma mund të shkaktojë alergji tek vagina juaj, prandaj nëse është kjo sigurohuni të merrni masa.

9. Ndryshimet hormonale

Sidomos gjatë menopauzës, nivelet e estrogjenit nisin të ulen dhe një nga pasojat është thatësia vaginale. Barnat, aktiviteti seksual i rregullt dhe stimulimi vaginal mund të ndihmojnë në zgjidhjen e këtij problemi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat