Çfarë duhet të dish për Demin, shenjën më kokëfortë të horoskopit

Life style

Çfarë duhet të dish për Demin, shenjën më kokëfortë të horoskopit

Më: 25 prill 2023 Në ora: 15:26
Foto ilustrim

Demët janë praktikë, duan luksin, janë super kokëfortë…Nëse je një Dem, ke qejf një të tillë, apo e ke jetën të mbushur me njerëz të tillë, na lexo me vëmendje.

Demët kanë një mantra të qartë: “I duruari, i fituari” dhe thjesht duan që ta bëjnë një rrugëtim të caktuar, por edhe ta shijojnë atë, të pushojnë pak gjatë gjithë aventurës, të krijojnë kujtime dhe për më tepër, të jenë rehat. Demët janë të qetë edhe në momentet më kaotike dhe janë fiks si në filmat e Tarantino-s, ku në sfond bëhet nami, por Demi thjesht dëgjon “Girl, You’ll Be a Ëoman Soon”.
 
Tani, si është Demi në dashuri?
 
Demi udhëhiqet nga Afërdita, planeti i dashurisë dhe është super romantik, edhe pse s’e jep veten. Demi është pak “me të vjetrën” dhe të merr në telefon në vend që të të dërgojë DM, është një person shumë i sjellshëm, dërgon lule, shkruan pozi. Gjithçka romantike që ty të vjen në mendje, Demi e bën. Edhe pse duan pak kohë që të kalojnë në këtë stadin e romanticitetit, sërish, pritja ia vlen.

Por, Demi e do shumë edhe veten dhe i çmon shumë cilësitë vetjake, ndaj s’ke për të pasur probleme të vetëbesimit me të. Meqë ra fjala te problemet që mund të shmangësh kur je me Demin: Nuk do të jesh kurrë i/e uritur me të. Demi vdes për ushqimin dhe mendon se stomaku është rruga që duhet të ndjekin ndjenjat e bukura.

Si është Demi në punë?

Demi është ai që zgjidh punë! Nuk ka rëndësi sa serioze është çështja, Demi, falë prakticitetit të vet, arrin ta gjejë një zgjidhje të thjeshtë dhe frytdhënëse. Gjithashtu, është edhe paksa përtac, ndaj mos u çudit nëse ia gjen e-mailin plooot.
 
Si është Demi me miqtë?
 
Jeta është e thjeshtë, por e bukur me Demin, sepse pëlqen gjërat e vogla: Të provojë një restorant të ri, të bëjë një xhiro të gjatë, bisedat kuptimplota, të shkojë në plazh ose në mal, të shijojë një gotë alkool dhe të bëjë batuta pa fund. Demi bën gjithçka për miqtë dhe përshtaten me çdo situatë, që nga një mbrëmje e çmendur në club, deri te një kafe e qetë, me cicërima zogjsh, në orën 8:00 të mëngjesit.

Si është Demi në vetmi?

Demi është një shenjë që e do artin dhe ëmbëlsinë, ndaj nëse jashtë është qendra e vëmendjes, në shtëpi, mund të jetë duke u kujdesur për një lule ose kafshë shtëpiake, si dhe duke krijuar vepra artistike. Demi ka edhe një dhunti në gatim, ama, edhe një të keqe: Nuk të japin nga pjata e tyre, si Joey te “Friends”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat