Çiftet po testojnë lidhjet duke përdorur teorinë e qërimit të portokallit

Life style

Çiftet po testojnë lidhjet duke përdorur teorinë e qërimit të portokallit

Më: 25 nëntor 2023 Në ora: 15:32
Foto ilustrim

A mund të tregojë qërimi i një portokalli dashurinë e vërtetë? TikTok duket se mendon kështu.

Një trend i njohur si “teoria e qërimit të portokallit” është bërë viral në platformën e rrjeteve sociale, duke u kërkuar njerëzve të marrin në konsideratë mënyrat si veprimet e vogla, të tilla si qërimi i një portokalli apo përgatitja e kafesë në mëngjes, mund të tregojnë përkushtimin e një individi në marrëdhënie.

Teoria e qërimit të portokallit sugjeron se veprimet tona të vogla, ato kur jemi në gatishmëri të ndihmojmë dikë me diçka të cilën është i/e aftë ta bëjë vetë, tregojnë për një marrëdhënie të shëndetshme.

Nëpër videot virale, njerëzit u kërkojnë partnerëve që t’u qërojnë një portokall. Sa të gatshëm janë ata të ngrihen, të qërojnë portokallin, pa thënë “pse nuk e qëron vetë?!” mund të tregojë shumë.

Teoria nuk përfshin vetëm qërimin e portokallit, por çdo veprim tjetër të ngjashëm.

Në komente, njerëzit vënë në dukje se këto veprime të thjeshta, në dukje të parëndësishme, kanë të bëjnë me të shprehurit e dashurisë pa kushte; kanë të bëjë me dëshirën për të bërë gjëra, sado të vogla, që tjetrin e bën të ndihet mirë.

Kjo, në fund të fundit, është dashuria e vërtetë, apo jo?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat