Këto shenja horoskopi i marrin me shumë stres përgatitjen e dasmës

Life style

Këto shenja horoskopi i marrin me shumë stres përgatitjen e dasmës

Më: 16 shkurt 2024 Në ora: 20:30
Foto ilustrim

Duket e natyrshme të stresoheni, teksa planifikoni ditën e madhe! Ka kaq shumë gjëra për të menduar dhe një listë të gjatë për të bërë, nga finalizimi i numrit të të ftuarve deri te gjetja e veshjes perfekte, dekori i ambientit etj. Ndërsa disa shenja të horoskopit e kalojnë këtë proces me lehtësi, të tjerat e shohin planifikimin e dasmës si goxha stresues.

Ja katër shenjat e horoskopit që shqetësohen në maksimum për këto aspekte organizative në ditën e altarit.  

Binjakët

Si shenjë Ajri, një Binjak nuk mund të vendosë për asgjë. Ata duan që dasma e tyre të jetë saktësisht perfekte, megjithëse nuk e kanë idenë se si duket perfekte. Binjakët janë shumë njerëz socialë, kështu që një pjesë e madhe e stresit ndodh kur ata përpiqen të përfshijnë shumë njerëz në këtë ditë të rëndësishme.

Ata stresohen mbi menunë dhe koston e dasmës, mbajnë parasysh shumë detaje specifike, si intoleranca ndaj glutenit, reaksionet që ka një i afërm ndaj ushqimeve të caktuara etj.

Gaforrja

Si shenjë Uji, Gaforrja është e lehtë të humbasë në një “det” emocionesh. Procesi i planifikimit të dasmës është shpesh stresues, sepse ata bëhen shumë sentimentalë. Një Gaforre qan kur zgjedh veshjen e dasmës, qan edhe në festën e beqarisë. Gjatë organizimit, të lindurit e kësaj shenje do t’u bërtasin miqve, më pas mes lotësh do u kërkojnë falje. Ndërsa duan një dasmë të madhe, ata përfundojnë me një numër të kufizuar njerëzish sepse Gaforret llogarisin gjithçka.

Virgjëresha

Virgjëreshat ëndërrojnë për një martesë përrallore ku çdo detaj përputhet me vizionin e tyre të përsosmërisë. Ata shpesh kanë lista të detajuara me emra dhe kontakte, sidomos falë syrit të tyre të mprehtë, ata shqetësohen edhe për nuancën e  vërtetë të së bardhës në mbulesat e tavolinave apo në buqetat me lule. E gjithë kjo vëmendje ndaj detajeve do të thotë se Virgjëresha është gati të ndërhyjë edhe pse në ditën e madhe të dasmës, nëse diçka shkon keq apo jo sipas planifikimit.  

Peshorja

Peshorja, e sunduar nga Afërdita është e dashuruar pas bukurisë dhe harmonisë. Kjo do të thotë se ata duan një dasmë të madhe që është mishërim i elegancës dhe ekuilibrit dhe teksa planifikojnë, ata përjetojnë momente pavendosmërie. Kërkimi i tyre i për përsosmërinë nuk ka të bëjë vetëm me standardet, por edhe me reagimin e miqve të tyre, shpesh duke i bërë ata të angazhohen si emocionalisht ashtu edhe financiarisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat