Sociologët: Ndalimi i internetit është abuzim i fëmijës

Life style

Sociologët: Ndalimi i internetit është abuzim i fëmijës

Më: 23 mars 2024 Në ora: 15:46
Foto ilustrim

Disa prindër thonë se lejimi i fëmijëve të shpenzojnë shumë orë në pajisjet digjitale si smartfonët, tabletët, laptopat, etj është e dëmshme për mirëqenien e përgjithshme të fëmijëve ndërsa disa prindër të tjerë i vlerësojnë përfitimet edukative dhe zhvillimore që këto pajisje ua ofrojnë atyre.

Këtë të fundit e thotë edhe sociologu Ellis Cashmore i cili i paralajmëron prindërit të mos ua ndalojnë fëmijëve kohën që shpenzojnë në internet, duke e vlerësuar këtë ndalesë si abuzim ndaj tyre.

Cashmore, i cili është profesor i sociologjisë në Universitetin Aston, beson se pajisjet elektronike u ofrojnë fëmijëve një sërë aktivitetesh që janë të ngjashme me aktivitetet që ata mund t’i kryejnë pa internet, dhe thotë se ndalimi i pajisjeve elektronike i privon ata nga zhvillimi sociologjik.

“Imagjinoni sikurse prindërit t’ua ndalonin fëmijëve leximin, lojërat me fëmijët e tjerë, vizatimin, ngjyrosjen apo vallëzimin. Të gjitha këto aktivitete fëmijët i kryejnë edhe kur janë pranë ekraneve.Nëse prindërit do t’ua ndalonin fëmijëve ato aktivitete, ata do të akuzoheshin për abuzim të fëmijëve. Është e rëndësishme që prindërit ta kenë parasysh se fëmijët po rriten në një botë të dominuar nga pajisjet elektronike dhe se ndalimi i tyre mund të perceptohet si i pazakonshëm. Pajisjet elektronike janë pjesë e realitetit të tyre. Ndalimi i tyre është padyshim gjë abuzuese.”

Ndërkaq, varësia nga interneti e ‘ushqen’ depresionin. Ekspertët insistojnë të jemi më vigjilent rreth mënyrës se si njerëzit veçanërisht adoleshentët përdorin internetin. Për të eksploruar këtë çështje, një ekip i psikiatërve ka monitoruar 254 studentë të Universitetit McMaster në Ontario, Kanada. Ata kishin përdorur një mjet të quajtur Testi i Varësisë nga Interneti (IAT), i cili ishte krijuar në vitin 1998.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat