Çfarë duhet të dish për përshtatjen seksuale?

Life style

Çfarë duhet të dish për përshtatjen seksuale?

Më: 24 mars 2024 Në ora: 22:49
Foto ilustrim

Me siguri ke dëgjuar për përshtatjen seksuale, por jo të gjithë e dallojnë nga ndjesitë e tjera. Seksologët theksojnë se përshtatja seksuale nuk duhet të ngatërrohet me intimitetin dhe dashurinë. Por nuk duhet ngatërruar as me dëshirën seksuale që të bën t’i hidhesh dikujt në krahë menjëherë.

Studiuesit theksojnë se nuk përshtatesh dot seksualisht me çdo njeri sepse për ta arritur duhet që të dy të ndani parime të njëjta seksuale. Pra, dëshirat e njëjta për shpeshtësinë, pozicionet, mënyrën si trajtohet seksi, të bëjnë të jesh në kombinim me një person.

A është i rëndësishëm ky detaj për një marrëdhënie afatgjatë?

Sigurisht që po. Nëse për ty seksi është i rëndësishëm, atëherë duhet të kesh në krah një partner që ndan të njëjtat dëshira, përndryshe lidhja në një pikë do dëmtohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat