Si duken gratë në sytë e burrave?

Life style

Si duken gratë në sytë e burrave?

Më: 27 mars 2024 Në ora: 23:15
Ilustrim

Janë krijesa që vazhdimisht blejnë gjëra dhe ankohen vazhdimisht se nuk kanë asgjë për të veshur.

Ato që janë flokëkaçurrela i drejtojnë flokët, dhe ato flokëdrejta i bëjnë të valëzuara.

Ato mbajnë çanta të mëdha kudo me vete, e as ato nuk e dinë se çfarë ka gjithçka në të.

I kanë njëqind çanta.

Kur paketohen për rrugë marrin gjysmën e shtëpisë.

Të cilat e kanë njëfarë PMS, që gjyshet tona nuk e kishin, dhe atëherë nuk guxon t'i pyesësh për asgjë.

Të cilat vazhdimisht kursejnë diçka dhe kurrë nuk kursejnë asgjë.

Të cilave nuk guxon tu thuash të vërtetën për pamjen e tyre, kurse nëse ua "bën rrafsh"- pse po gënjen.

Duhet ditur datën e lindjes së tyre kur ato t'ju zgjojnë papritmas dhe kërkojnë paraprakisht një dhuratë për ditëlindjen.

Ato vazhdimisht ankohen se bëjnë gjithçka vetë dhe nëse filloni t'i ndihmoni thonë "lëre se e bëj vetë".

Nëse nuk i thoni se e doni çdo ditë shkojnë për të kontrolluar telefonin tuaj. Nëse nuk gjejnë asgjë, thonë "i ke fshirë"

Vazhdimisht ankohen se janë mbipeshë dhe se do të fillojnë të ushtrojnë nga nesër.

Veshin ato që quhen çorape najloni, paguajnë mendtë e kokës për to dhe i grisin në të njëjtën ditë.

Veshin taka të larta, mundojnë kështu veten dhe thonë se duken më mirë me to. Pastaj fitojnë flluska dhe gunga (deformim të këmbëve), askush nuk mund ta shpjegojë këtë fenomen pse e bëjnë me veten.

Ato kanë këpucë sikur të kenë njëqind këmbë dhe jo dy.

Stilimi i flokëve të tyre është më i rëndësishëm se shëndeti i tyre.

Nuk dinë të parkojnë. Ato shpesh harrojnë edhe se ku kanë parkuar.

Ato ankohen se burri i tyre nuk i nxjerr kurrë diku, dhe kur i nxjerr jashtë, ato pastrojnë thërrimet nga tryeza në restorant në vend të kamerierit dhe thonë - kjo është sepse rrallë më çon diku jashtë.

Krijesa që kanë qejf të lajnë perdet pa nevojë, që xhamat janë pastruar para një jave (ndërkohë që ka kaluar një muaj).

Që vazhdimisht diçka lëviz në shtëpi "ndërkohë që duket gjithçka në rregull".

Forma të jetës që zemërohen lehtë, qajnë edhe më lehtë dhe vazhdimisht kërcënojnë të largohen, domethënë divorcohen.

Gra, nuk është e thënë që të jemi këto. Në sytë e burrave duket kështu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat