Hiqni puçrrat brenda nate vetëm me aspirinë…

Life style

Hiqni puçrrat brenda nate vetëm me aspirinë…

Më: 1 maj 2024 Në ora: 06:19
Foto ilustrim

Aspirina ka veti antipezmatuese dhe ekspertët thonë se mund t’i heqë puçrrat

Puçrrat janë dukuria më e pakëndshme për shumicën e njerëzve, pasi që janë të bezdisshme, gërditshme dhe aspak tërheqëse.

Sidoqoftë, rastet nuk janë të rralla ku tretmanet e shtrenjta nuk e zgjidhin këtë problem.

Por, fatmirësisht ekziston një mënyrë natyrale përmes së cilës mund t’i hiqni puçrrat brenda nate, e që nuk kushton asgjë.

Fjala është për metodën me aspirinë.

Përgatitni një pastë me tableta të shtrydhura të aspirinës dhe me ca pika ujë. Pastën e aplikojeni në zonën e infektuar dhe e lini ashtu për disa minuta.

Pas disa minutave e pastroni fytyrën, ose, nëse dëshironi rezultate më të mira, mbajeni pastën tërë natën.

Mund ta përsërisni si proces trajtimi një ose dy herë në ditë, derisa pucrra të largohet.

Aspirina përmban një substancë të quajtur acid acetilsalicilik. Ndonëse ky përbërës lidhet me acid salicilik, nuk është e njëjta gjë.

Acidi salicilik ka efekte tharëse që mund të largojë vajin e tepërt dhe qelizat e vdekura të lëkurës, duke ndihmuar në pastrimin e njollave të puçrrave.

Është një trajtim i mirënjohur për aknet e lehta, megjithëse Akademia Amerikane e Dermatologjisë (AAD) vëren se provat klinike që demonstrojnë efektivitetin e saj janë të kufizuara.

Ka shumë rëndësi të mbani mend se përdorimi i tepërt i aspirinës mund të thajë lëkurën, gjë që mund të shkaktojë largimin e vajrave natyralë të lëkurës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat