Sipas Uswitch,(një website që krahason shërbimet dhe çmimet në Angli), 62% e njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar kanë probleme me mykun në shtëpi në një moment të jetës së tyre. Dihet që myku sjell një seri problemesh, mes tyre ato me frymëmarrjen, infeksione, alergji ose astmë.
Çështja është se myku shkaktohen nga një grumbullim lagështie, dhe një nga burimet e kësaj situate mund të jetë kondensimi. Kondensimi ndodh kur avulli ose lagështia përplasen me një sipërfaqe të ftohtë.
Ky fenomen është më i theksuar në dimër, sepse kur jashtë është ftohtë, ka më pak të ngjarë që ju të hapni dritaret. Por, nëse jeni duke bërë dush ose duke tharë rrobat me dritaren e mbyllur, kjo mund të çojë në lagështi dhe myk. Kjo ndodh edhe për shkak të ajrosjes së dobët në shtëpi, dritareve mbyllura ose lagështirës.
Petya Holevich, një eksperte e pastrimit foli me The Sun për praktikat më të mira kur bëhet fjalë për ajrosjen e shtëpisë. Ajo theksoi se koha ideale për të hapur dritaret është gjatë pjesës më të ngrohtë të ditës, pasi kjo është koha më e mirë kur ajri jashtë është më i thatë.
Ekspertja këshilloi që t’i hapni dritaret ose në mëngjes vonë ose pasdite herët. Pra, me fjalë më të thjeshta, jo shumë herët në mëngjes dhe jo shumë vonë pasdite.
Duke e ajrosur shtëpinë gjatë kësaj kohe, ju lejoni ajrin e pastër që të qarkullojë nëpër shtëpi, gjë që ndihmon në heqjen e lagështirës pa pasur nevojë për ngrohje shtesë.
Nuk humbisni asgjë nëse e provoni!