6 shprehje pasivo-agresive, të cilat mund të mos tingëllojnë si të tilla

Life style

6 shprehje pasivo-agresive, të cilat mund të mos tingëllojnë si të tilla

Më: 28 maj 2024 Në ora: 10:03
Foto ilustrim

Kjo sjellje ndodh shpesh në ndërveprimet e përditshme me miqtë tanë, partnerët e zemrës, pjesëtarët e familjes apo kolegët. Por, çfarë do të thotë saktësisht të jesh pasivo-agresiv? Kjo gjendje lidhet me shprehjen e disa emocioneve negative, si zemërimi apo armiqësia, në një mënyrë ndoshta jo të drejtëpërdrejtë, sipas psikologut klinik Ryan Howes.

Ju përpiqeni të përcillni ndjenjat tuaja për diçka të caktuar, pa thënë në të vërtetë atë që doni të thoni, ndoshta përmes edhe këtyre shprehjeve që e etiketojnë këtë si gjendje.

#1 "Mirë për ty"

Në dukje të parë ngjan me një shprehje që transmeton lumturi të sinqertë për suksesin apo arritjet e një personi tjetër, por shpesh kjo mënyrë të foluri ka tone zilie dhe pakënaqësie që fshihen në sipërfaqe. Me fjalë të tjera, kjo shpreh padrejtësinë për një situatë të caktuar.

#2 "Më vjen keq që ndihesh kështu"

Duket një shprehje tipike pasivo-agresive për të vënë fajin mbi ndjenjat e një personi tjetër, në vend që të merrni përgjegjësinë për lëndimin që keni shkaktuar.

#3 "Është në rregull"

Një tjetër lëvizje e zakonshme pasive-agresive: Të pretendosh se "çdo gjë është mirë" kur në të vërtetë je i/e mërzitur për diçka është rasti tipik i një gjendjeje të tillë. Mënyra më e mirë për të shprehur mendimin apo vlerësimin për një gjendje të caktur, është t’i tregoni personit përballë jush se si ndiheni në të vërtetë.

#4 "Çfarëdo qoftë"

Sipas Howes, ky koment zakonisht del pasi jeni përpjekur të shpjegoni pikëpamjen tuaj disa herë, por pa dobi. Pastaj thjesht dorëzoheni për të mos u kuptuar dhe thoni "çfarëdo qoftë".

#5 "Nëse e thua ti..."

Kjo deklaratë është shpërfillëse dhe nënkupton se opinionit apo këndvështrimit të personit përballë jush nuk mund t'i besohet. Më tepër akoma, shprehje si kjo shkojnë në kufijtë e mungesës së interesit dhe injorimit.

#6 “Ti je shumë i/e ndjeshëm/me”

T'i thuash dikujt se është "shumë i/e ndjeshme" zvogëlon ndjenjat e lënduara të personit tjetër dhe në mënyrë delikate i kalon fajin për një reagim emocional ndaj diçkaje që keni bërë. Një qasje më e shëndetshme do të ishte të pranonit dhimbjen dhe të përpiqeni ta kuptoni tjetrin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat