Çfarë domethënie kanë puçrrat në zona të caktuara të fytyrës

Lifestyle

Çfarë domethënie kanë puçrrat në zona të caktuara të fytyrës

Më: 25 maj 2025 Në ora: 12:40
Foto ilustrim

Shumë prej nesh kanë vënë re se puçrrat përqendrohen në zona të caktuara të fytyrës, ndaj duam të kuptojmë se pse kjo ndodh.

Teknika e hartëzimit të fytyrës, e cila i ka rrënjët në mjekësinë tradicionale kineze, por që gjen mbështetje edhe në qasjet moderne dermatologjike, pohon se çdo zonë e fytyrës sonë është e lidhur me funksione ose organe specifike të trupit. Le të shohim se çfarë mund të nënkuptojnë puçrrat sipas zonës:

Ballë 

Kur na shfaqen puçrra në ballë, kjo mund të lidhet me problemet e tretjes ose me mënyrën se si e menaxhojmë stresin.

Arsyet e mundshme: dieta e dobët, mungesa e gjumit, ushqimet e përpunuara, stresi për një kohë të gjatë.

Çfarë mund të bëjmë: Pini më shumë ujë, konsumoni frutat dhe perimet e freskëta dhe përpiquni të relaksoheni më shumë.

Midis vetullave 

Puçrrat midis vetullave mund të tregojnë se mëlçia jonë ka nevojë për pak… ndihmë.

Arsyet e mundshme: konsumimi i alkoolit, ushqimet me shumë yndyrë ose pikante.

Zgjidhja: Duhet t’i kufizojmë gjërat që ushqimet me yndyrë apo pikane dhe të përfshijmë më shumë perime dhe ushqime të shëndetshme në dietën tonë.

Hundë

Zona e hundës është e lidhur me zemrën dhe sistemin tonë të qarkullimit të gjakut.

Arsyet e mundshme: tensioni i lartë i gjakut, ushqime me shumë kripë ose yndyra të ngopura.

Zgjidhja: Një dietë më e ekuilibruar dhe pak ushtrime mund të bëjnë diferencën.

Faqet

Puçrrat në faqe shpesh lidhen me mjedisin ose sistemin tonë të frymëmarrjes.

Arsyet e mundshme: cilësia e dobët e ajrit, pirja e duhanit, telefonat celularë.

Çfarë mund të bëjmë: Të pastrojmë celularin rregullisht, t’i ndërrojmë shpesh këllëfat e jastëkëve dhe të shmangim pirjen e duhanit.

Mjekër dhe nofull 

Këtu hyn në lojë ekuilibri hormonal.

Arsyet e mundshme: ndryshimet menstruale, stresi, apo edhe vezoret policistike.

Zgjidhja: Nëse vërejmë një dukuri që përsëritet, këshillohet të konsultoheni me një mjek.

Vija e nofullës

Vija e nofullës është një tjetër zonë e prekur nga luhatjet hormonale ose akumulimi i toksinave.

Çfarë mund të bëjmë: Përmirësojmë detoksifikimin me mjete natyrale (si çaji jeshil) dhe konsumojmë ushqime të shëndetshme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat