Mendimet negative, si viroza…

Lifestyle

Mendimet negative, si viroza…

Më: 17 nëntor 2025 Në ora: 13:45
Foto ilustrim

Mendimet negative janë ngjitëse njësoj si një virozë. Ky është përfundimi i një studimi të botuar në revistën “Clinical Psychological Science”.

Pasi analizuan 103 çifte studentësh që jetonin së bashku, studiuesit zbuluan që 3 muaj bashkëjetese mjaftojnë për t’i ngjitur njëri-tjetrit perceptimin mbi “vulnerabilitetin” apo mendimet negative. Njerëzit e tillë zhvillojnë simptoma depresioni.

Sipas studimit, studentët, të cilët në tre muajt e parë të universitetit zhvillonin simptoma dobësie, kishin dyfishin e simptomave depresive pas 6 muajsh krahasuar me ata që nuk zhvillonin një dobësi të tillë.

Para studimit mendohej që “dobësia konjitive individuale” nuk ndryshonte shumë me të kaluar mosha e adoleshencës, por rezultatet e studimit sugjerojnë që në momentet e stresit për shkak të ndryshimit, niveli i vulnerabilitetit konjitiv mund të modifikohet në mënyrë vendimtare sipas mënyrës së përballjes së stresit të njerëzve që na rrethojnë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat