Katër male simbol për panoramën e bukur të gjetheve në Kinë

Lifestyle

Katër male simbol për panoramën e bukur të gjetheve në Kinë

Më: 1 janar 2026 Në ora: 21:45
Kina

Kur ngjyrat e gjalla të vjeshtës mbulojnë tokën, fillon koha më e mirë për të admiruar gjethet mahnitëse të panjave në Kinë. Ndër destinacionet kryesore të Kinës për të parë gjethet janë katër vendet e njohura: parku Xiangshan në Pekin, mali Qixia në Nankin, mali Tianping në Suzhou dhe mali Yuelu në Changsha.

Parku Xiangshan në periferinë perëndimore të Pekinit është një ish-kopsht perandorak i njohur për kodrat e tij të pyllëzuara. Xiangshan, i stolisur me mbi 100 000 pemë tymi, ka një pamje që të lë pa frymë, ku gjethet e kuqe krijojnë një skenë si ëndërr. Koha maksimale e shikimit të gjetheve plot ngjyra të gjalla në Xiangshan është fundi i tetorit.

Në provincën Jiangsu të Kinës Lindore, mali Qixia i Nankinit është sinonim i gjetheve të kuqe të panjave. Korijet e panjeve të malit datojnë mbi 1700 vjet më parë. Me më shumë se 10 varietete gjethesh të kuqe dhe qindra pemë panje shekullore, pamja e bukur vjeshtore e malit Qixia është përshkruar prej kohësh në poezitë e shkrimtarëve gjatë historisë.

Po në provincën Jiangsu gjendet mali Tianping i qytetit Suzhou, i famshëm për kombinimin e tij unik të formacioneve shkëmbore të çuditshme, burimeve të kthjellëta dhe pemëve të kuqe të panjave, të njohura si "Tre mrekullitë e malit Tianping". Korija më e vjetër e panjave në malin Tianping daton në dinastinë Ming (1368-1644) dhe u mboll nga pasardhësi i brezit të 17-të të burrit të shtetit të famshëm gjatë dinastisë Song (960-1276), Fan Zhongyan. Gjethet në formë trekëndore paraqesin një pamje të jashtëzakonshme, me ngjyra të ndryshme që shfaqen në të njëjtën pemë.

Më në jug, mali Yuelu në Changsha të provincës Hunan është një vend ikonik piktoresk dhe një "muze botanik" në natyrë me afro 1000 lloje bimësh. Është një destinacion kryesor për shikimin e panjave, pasi gjethet e kuqe të zjarrta në fund të vjeshtës e transformojnë peizazhin pyjor në një spektakël që të lë pa frymë, me shumë ngjyra të shkëlqyera.

Ndërsa sezoni i kulmit në parkun "Xiangshan" është në fund të tetorit, tre pikat jugore - malet Qixia, Tianping dhe Yuelu - arrijnë kulmin e tyre për shikimin e gjetheve të panjës në mes të nëntorit. Sigurisht, përtej këtyre katër maleve të famshme, shumë "xhevahirë" të fshehur në të gjithë Kinën ofrojnë gjithashtu pamje mahnitëse të vjeshtës, duke i ftuar vizitorët të përqafojnë bukurinë poetike dhe romantike të stinës.(Xu Guang)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat