Gjërat që mund të bëni për të reduktuar stresin në kushte shtëpie

Lifestyle

Gjërat që mund të bëni për të reduktuar stresin në kushte shtëpie

Më: 28 prill 2026 Në ora: 14:12
Foto ilustrim

Stresi na dobëson – Kur ndjehemi të stresuar, trupi prodhon kortizol i cili ul efikasitetin e antitrupave dhe e bën trupin tonë më të brishtë. Për mirëqenien fizike dhe mendore duhet të zvogëlojmë stresin përpara se t’i bëjmë dëm vetes.

Dielli – Dilni në ballkon, qëndroni atje për të paktën njëzet minuta çdo ditë. Rrezet e diellit që ngrohin fytyrën tuaj dhe cicërimat e zogjve do të zvogëlojë stresin dhe do t’ju lejojnë të çlodheni mendërisht.

Frymëmarrja – Duket e parëndësishme por frymëmarrja ndihmon në çlirimin e tensionit të tepërt. Nëse ndiheni afër një sulmi paniku ose ankthi, përqendrohuni në frymëmarrjen diafragmatike.

Ushtrime në shtëpi – Bëni sport në shtëpi. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për një vrapim në vend, ushtrime barku ose zumba, ushtrimi sportiv prodhon endorfinë që zvogëlon hormonet e stresit.

Ushqimi – Disa ushqime janë në gjendje të zvogëlojnë veprimin e kortizolit, hormonit të stresit. Midis këtyre janë toni, salmoni, spinaqi dhe çokollata e zezë.

Meditimi – Meditimi është padyshim një nga teknikat më të mira për uljen e stresit. Meditimi në këtë kuptim mund t’ju ndihmojë të gjeni mirëqenie falë njohurive të thella të gjendjeve mendore.

Muzika – Dëgjimi i muzikës prodhon dopaminë, një hormon i klasifikuar si ai i lumturisë dhe mirëqenies. Çdo ditë, ndërsa jeni duke gatuar ose rregulluar shtëpinë, futuni në listën tuaj të preferuar të muzikës dhe shkëputuni nga çdo gjë tjetër.

Pozitiviteti – Mbajtja e një qëndrimi pozitiv dhe funksional ndihmon në kontrollin e stresit. Le t’i lëmë mënjanë instinktet dhe impulset tona dhe të mendojmë së brendshmi për të kuptuar më mirë situatat përreth nesh.

Puthni më shumë – Pavarësisht nëse është partneri apo fëmijët tuaj, por edhe një qenush me katër këmbë, mbushini me puthje ata që doni. Eshtë një ilaç i sigurt për prodhimin e hormoneve të lumturisë dhe uljen e stresit.

Mos harroni të qeshni – Një qëndrim pozitiv mund të jetë i dobishëm në parandalimin e stresit. Buzëqeshja është e mirë për shëndetin, stimulon zemrën dhe rrit endorfinën, si dhe na bën më të bukur. Prandaj asnjëherë mos harroni të qeshni.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat