Kimberly Garner ndez rrjetin me bikini të reja në plazhet e St Barts

Lifestyle

Kimberly Garner ndez rrjetin me bikini të reja në plazhet e St Barts

Nga: Bota sot Më: 16 janar 2026 Në ora: 20:50
Kimberly Garner

Kimberly Garner realizoi një paraqitje mjaft provokuese, teksa u shfaq me një bikini shumë të vogël duke modeluar linjën e saj të re të rrobave të plazhit në një plazh me diell në St Barts, të enjten.

Ish-ylli i “Made In Chelsea”, 34 vjeçe, vuri në pah linjat e saj trupore mbresëlënëse me një bikini rozë shumëngjyrësh, ndërsa flokët bionde me onde plazhi i ranë natyrshëm pas shpine.

Duke ekspozuar fizikun e tonifikuar dhe format e saj, Kimberly kishte zgjedhur një grim minimal, ndërsa pozonte në det përpara aparatit fotografik.

Image
Kimberly Garner

Ylli po prezantonte koleksionin e ri Pranverë/Verë 2026 për markën e saj të rrobave të banjës, Kimberley London.

Ajo u shfaq në humor shumë të mirë, teksa modelonte në ujë, pranë vijës bregdetare, për disa fotografi mbresëlënëse.

Image
Kimberly Garner
Image
Kimberly Garner
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat