Moti sot në Maqedoni, me vranësira dhe me reshje të shiut

Maqedonia

Moti sot në Maqedoni, me vranësira dhe me reshje të shiut

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 08:06
Foto ilustrim

Me diell me vranësira lokale të ulëta deri në mesatare, kështu do të jetë moti sot në Maqedoninë e Veriut.

Pasdite do të ketë dukuri të izoluar me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fortë.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 12 deri në 21 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 29 deri në 38 gradë.

UV indeksi do të jetë = 8.

Në Shkup do të mbaj mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të fortë nga veriu.

Pasdite në pjesë të luginës do të ketë kushte për reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.

Temperatura minimale do të zbresë deri në 18 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 33 gradë.

Të mërkurën dhe në ditët në vijim, në orët e pasdites, në shumë vende do të ketë reshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë.

Temperaturat do të pësojnë rënie graduale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat