Kush e përkrah ndryshimin e meriton lirinë dhe e siguron shpëtimin

Maqedonia

Kush e përkrah ndryshimin e meriton lirinë dhe e siguron shpëtimin

Nga: Ejup Berisha Më: 25 mars 2024 Në ora: 11:26
Ejup Berisha

Ne jetë asgjë nuk është statike por çdo gjë është dinamike. Sipas këtij parimi dhe logjike në praktikë gjithçka rrjedh e ecën asgjë nuk ngel në vend numro. Kjo është tregues se gjithçka ndryshon. E Ky i fundit mund te bëhet te fenomenet  natyrore por dhe te ato shoqëroret.  Kur jemi te ndryshimet natyrore edhe pse një pjesë dërmuese të tyre i ben vet krijuesi apo Perendia e madhërueshme sepse ky i ka mundesitë dhe forcën absolute që ti bën këto gjera, nga ana tjeter nje pjesë të tyre sipas mundësive dhe nevojave i bëjnë edhe vet njerëzit.

Unë në këtë shkrim theksin do ta ve te ndryshimet në Politikë. Ky si fenomen apo dhe si çështje shoqërore duhet ti nënshtrohet ndryshimeve me të shpeshta dhe atë përmes ndrrimit të  strukturave politike në pushtet me të tjera apo dhe me të reja. Në fakt nëse zgjedhjet  si fenomen politiko- demokratik mbahen periodikisht  atëher edhe ndryshimet në politikë duhet të bëhen ngjashëm në mënyrë periodike dhe ate në kohën kur mbahen zgjedhjet e ndryshme duke filluar prej atyre Lokale, parlamentare dhe presidenciale.Ndryshimet në politikë mund ti përjetojmë edhe ne qytetarët shqiptar të RMV-së. Pas më shumë se njëzet vitesh qeverisje të rëndë, të keqe dhe të bezdisshme të BDI-së edhe ne e meritojmë ndryshimin në skenën politike të vendit tonë. Ky duhet të ndodh në muajt prill-maj në periudhën kur këtu te ne do të mbahen dy palë zgjedhje ato Presidenciale dhe Parlamentaret. Kjo është mundësia dhe rasti i duhur dhe ideal që ne qytetaret shqiptar këtu ta bëjmë ndryshimin e duhur, të domosdoshëm, të pashmangshe  dhe të pashtyeshëm. Kur flitet për ndryshimin flas për atë rrënjësor, çensor dhe përmbajtsor e jo vetem per  ndryshimin formal sa për të thënë apo sa për sy e faqe. Jo vetëm për ndryshimin e emrave të mbiemrave apo dhe të numrave amë të bartësve të pushtetit por flas për ndryshimin e vërtetë dhe real  politik. Ne shqiptarët e këtushëm nuk duhet ta pranojmë ndryshimin me atë logjikën e komunizmit me parullën Edhe Pas Titos Tito apo dhe  me logjikën e monarkive absolute dhe trashëguese me thënien vdiç  Mbreti le të na rrojë Mbreti.

Tani është çasti ideal që të bëhet ndryshimi.Dhe ngjashëm si në jetën e përditshme që egzistojnë shpërblimi dhe denimi të njëjtat gjëra duhet të egzistojnë dhe të funkcionojnë edhe në politikë. Psh kur elitat politike sillen në mënyrë të drejtë, korrekte dhe të mirë me qytetarët dhe të njejtat i realizojnë kërkesat dhe  nevojat e përditshme të tyre, apo nëse të njejtat elita politike punojnë më shumë për realizimin e interesit të përgjitheshëm shoqëror dhe qytetar atëher ato meritojnë të shperblehen me vota, me besim apo dhe me përkrahje të re në politikë. Ndërsa nëse ndodh e kundërta apo në

se elitat politike në pushtet i anashkalojnë dhe i injorojnë kërkesat dhe  nevojat e qytetarëve apo dhe nuk i përfillin të njejtat atëher qytetareët e kanë mundësinë dhe rastin që elitat në pushtet ti denojnë me mos dhënien e votave të tyre apo me ndërprerje të besimit apo përkrahjes për to. Ky është hapi i parë dhe tejet i rëndësishëm për bërjen e ndryshimit. Por  duhet thënë se me këtë veprim fillon por nuk përfundon ndryshimi, ky është proces më i gjatë dhe më kompleks shoqëror. Ndryshimet politike në shoqëri dhe në shtet i bëjnë elitat politike opozitare. Këto janë forca politike që së pari duhet ti inicojnë, ti paramendojnë, ti ideojnë dhe ti konceptojnë ndryshimet e nevojshme dhe të domosdoshme në skenën politike të një vendi. Apo këto duhet ti krijojnë opinionet dhe ti prezentojnë argumentet dhe faktet deri te qytetarët se ka ardhur koha ideale për ta bërë ndryshimin.Të njejtin në skenën politike të vendit tonë e kanë premtuar se do ta realizojnë forcat politike opozitare të tubuara në koalicionin parazgjedhor të njohur si VLEN. Nuk duhet dyshuar aspak në sinceritetin, gatishmërinë dhe në aftësitë e përfaqsuesve të VLEN-it.

Dhe ne të gjithë që nuk jemi me BDI-në a jemi shumicë dërmuese duhet të besojmë se Levizja Demokratike e Izet Mexhitit, Alternativa e Afrim Gashit, Besa e Bilall Kasamit, VV-ja e udhehequr nga Bekim Qoku këtu te ne por edhe Aleanca e udhehequr nga Arber Taravari do ta bëjnë ndryshimin real dhe të vërtetë politik këtu në skenën tonë politike. Dhe ne të gjithe si qytetar duhet ti japim një mbështetje të fuqishme dhe të pakursyer VLEN-it fjalën e kamë për të gjithë ne qytetarët shqiptar të anashkaluar dhe të injoruar nga strukturat qeveritare të BDI-së. Këtë duhet ta bëjmë më 24 prill dhe më 8 maj të këtij viti duke votuar për VLEN në zgjedhjet Parlamentare dhe për Arben Taravarin kandidatin e mundshëm për President i perkrahur nga koalicioni Vlen. Qytetar shqiptar të pakënaqur nga qeveritarët dhe nga qeverisja e BDI-së dilni dhe votoni për VLEN dhe për konceptin e ndryshimit që e ofron ky koalicion politik parazgjedhor opozitar sepse vërtetë ja vlen. Kush e përkrah ndryshimin në politikë e meriton lirinë dhe e siguron shpëtimin e kush nuk e përkrah atë i vulosë robërinë dhe e ka të sigurtë nënshtrimin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat