​Arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë Veriore

Maqedonia

​Arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë Veriore

Më: 8 maj 2024 Në ora: 18:47
kryesuesit e Komisionit Shtetëror Zgjedhor

Komisioni Shtetëror Zgjedhor ka bërë të ditur se deri në ora 17 e 30 dalja e votuesve për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë Veriore është 42.32 për qind ose 452.412 qytetarë me të drejtë vote nga gjithsej 1 milion e 69 mijë e 21, duke siguruar kështu censusin për zgjedhjet presidenciale.

Në garë për të parin e vendit në raundin e dytë janë Gordana Siljanovska-Davkova nga VMRO DPMNE-ja opozitare dhe presidenti aktual, Stevo Pendarovski nga Lidhja Socialdemokrate në pushtet, të cilët fituan më së shumti vota në raundin e parë më 24 prill.

Ndryshe, këto janë zgjedhjet e shtata presidenciale në Maqedoninë e Veriut.

Njëkohësisht sot në këtë vend po mbahen edhe zgjedhjet kuvendare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat