LSDM pas mbylljes së vendvotimeve: Zgjedhjet ishin demokratike

Maqedonia

LSDM pas mbylljes së vendvotimeve: Zgjedhjet ishin demokratike

Më: 8 maj 2024 Në ora: 19:45
Bogdanga Kuzeska

Pas mbylljes së vendvotimeve, Bogdanga Kuzeska nga LSDM tha se dita e sotme ka qenë e qetë dhe e suksesshme, ndërsa zgjedhjet i vlerësuan si demokratike.

“Siç i ka hije një vendi anëtar të NATO-s që ka nisur negociatat me BE-në.

Janë raportuar disa parregullsi, por ne i konsiderojmë të parëndësishme. Qytetarët mund të shprehnin lirisht vullnetin e tyre dhe të vendosnin për të ardhmen e vendit. E drejta e votës dhe vendimmarrja e lirë janë përfitimet më të rëndësishme të demokracisë”.

“Faleminderit të gjithë qytetarëve që dolën sot në kutitë e votimit dhe votuan. Qytetarët treguan kapacitete demokratike dhe pjekuri institucionale dhe patëm zgjedhje të lira, demokratike, paqësore dhe dinjitoze. Falënderim të veçantë u shprehim qytetarëve që votuan për LSDM-në, Koalicionin për Ardhmëri Evropiane dhe për kandidatin për president Stevo Pendarovski. Vullneti i qytetarëve do të vendosë se cilën rrugë do të ndjek Maqedonia”, tha Kuzeska e LSDM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat