Ajdini thotë se nëse forcohet Mickoski “kampusi shqiptar do jetë më keq se në vitet e 90-ta”

Maqedonia

Ajdini thotë se nëse forcohet Mickoski “kampusi shqiptar do jetë më keq se në vitet e 90-ta”

Më: 8 maj 2024 Në ora: 22:06
Gazmend Ajdini

Analisti Gazmend Ajdini, ka deklaruar se nëse partia e Hristijan Mickoskit, merr shumë vota, atëherë gjendja e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut do jetë më e rëndë se e viteve 90-ta.

Ai tha se kampi politik shqiptar do ta ketë tejet të vështirë pozitën e tyre nëse forcohet Mickoski.

“E kam brengë për shkak të humbjes së LSDM-së. Si do vendoset kampi politik shqiptar ne negociatat për koalicion është e rëndësishme. A do ulet njëra a do ulen bashkë, se cilat janë kushtet, ndryshimet e kushtetutës, zgjedhja e presidentit… realisht mendoj që nuk guxojmë ta bijime situatën që Mickosksi me 60, do jetë në gjendje të ulet në dy tavolina, ta ulë pazarin që ne si kampus shqiptar, do jenë në pozitë shumë të keqe më të keqe se të 90-ta”, tha ai.

Tutje Ajdini theksoi se ëndërr e partive maqedonase është që Ali Ahmeti të pensionohet nga politika.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat