Spahiu për zgjedhjet në RMV: Pushtetin po e marrin proserbët, shqiptarët humbës

Maqedonia

Spahiu për zgjedhjet në RMV: Pushtetin po e marrin proserbët, shqiptarët humbës

Më: 8 maj 2024 Në ora: 22:18
Nexhmedin Spahiu

Profesori universitar, Nexhmedin Spahiu duke komentuar zgjedhjet në Republikën e Maqedonisë e Veriut ka thënë se në këto zgjedhje shqiptarët dalin të humbur.

Sipas Spahiut, pushtetin po e marrin proserbët, siç ka thënë ai me nuanca të theksuara antishqiptare çka do ta pamundësojë avancimin e të drejtave të shqiptarëve atje.

“Nga këto zgjedhje shqiptarët dalin të humbur. Vetë fakti që pushtetin edhe në parlament edhe në qeveri edhe në presidencë po e marrin proserbët me nuanca të thekuara antishqiptare. Kushdo që hyn në koalicion nga partitë shqiptare s’do të mund të bëjë asgjë dhe të drejtat e tyre nuk do të mund të avancohen, e rreziku është që mund të kthehen prapa. Madje fakti që këto dy grupacionet shqiptare po i  vardisen partisë proserbe tregon që ka me zbrit pazari maksimalisht”, u shpreh ai.

Ndërkohë ai ka vlerësuar se shqiptarët me bojkotimin e zgjedhjeve presidenciale kanë zhvlerësuar vetëm.

Madje, profesor Spahiu konsideron se ka pasur një marrëveshje të heshtur  në mes të BDI-së dhe VMRO-së dhe një tjetër mes të VLEN dhe VMRO-së për ta ndihmuar zgjedhjen e Gordana Siljanovska Davkova për presidente të Maqedonisë së Veriut.

“Ka pasur një marrëveshje të heshtur  në mes të BDI-së dhe VMRO-së dhe një tjetër mes të VLEN dhe VMRO-së për ta ndihmuar zgjedhjen e presidentes së Maqedonisë dhe këta e kanë bërë në mënyrën më të shkëlqyer, të dy krahët politik janë vënë në shërbim të forcave serbe. Me bojkotimin e zgjedhjeve presidenciale shqiptarët thjeshtë e kanë zhvlerësuar vetën”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat