​Numërohen 90.40% e votave, Fronti Evropian prin para VLEN-it

Maqedonia

​Numërohen 90.40% e votave, Fronti Evropian prin para VLEN-it

Më: 8 maj 2024 Në ora: 23:33
Ilustrim

Komisioni Shtetëror Zgjedhor deri më tani ka numëruar 90.40 për qind të votave për zgjedhjet e sotme parlamentare në Maqedoninë e Veriut.

Koalicioni Fronti Evropian vazhdon të prijë ndaj koalicionit VLEN. Fronti Evropian ka 14.09 për qind ose 127.596 vota, ose aktualisht 18 mandate, ndërsa VLEN, ka 10.99 për qind ose 99.534 vota që i siguron aktualisht 13 ulëse. Diferenca në vota është 28.062.

Prin koalicioni “Maqedonia jote- VMRO-DPMNE” me 43.09 për qind ose 390.345 vota që i sigurojnë aktualisht 59 mandate.

Ndërsa koalicioni për të ardhmen evropiane - LSDM ka 15.10 për qind ose 136.748 vota ose 19 mandate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat