Analisti nga RMV e sheh edhe ndërhyrjen e Kosovës si faktor për rezultatin e zgjedhjeve

Maqedonia

Analisti nga RMV e sheh edhe ndërhyrjen e Kosovës si faktor për rezultatin e zgjedhjeve

Më: 9 maj 2024 Në ora: 00:53
Seladin Xhezairi

Analisti, Seladin Xhezairi, ka thënë se Maqedonia Veriore do të jetë në një udhëkryq se nga do të shkojë, pas fitores së WMRO-DPMNE-s në zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare.

WMRO sipas rezultateve të para është fituese e zgjedhjeve presidenciale dhe atyre parlamentare.

“I gjithë vendi me fituese të këtyre zgjedhjeve nga WMRO-DPMNE dhe presidenten e Maqedonisë, është përpara një sfide dhe përfundimisht Maqedonia është në një udhëkryq se nga do të shkojë”, ka thënë ai.

Por, për rezultatin e zgjedhjeve, ai ka bërë fajtorë edhe përfshirjen e Kosovës, dhe dështimin për t’i bindur shqiptarët të dalin me një kandidat për president.

“Për këtë që ndodhi nuk duhet futur në një thes të gjitha partitë shqiptare dhe në gjykimin tim e vendosi këtu rolin e Prishtinës e cila u përfshi në këto zgjedhje dhe për fat të keq, meqë u përfshi, nuk ja doli që të imponojë mbi partitë politike shqiptare të dilnin së paku me një kandidat të vetëm presidencial, ku në balotazh do të kishte qenë një kandidat shqiptar”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat