‘Maqedoninë e fituan shqiptarët’ – Hyseni: Ky slogan i bëri të ndjeshëm maqedonasit

Maqedonia

‘Maqedoninë e fituan shqiptarët’ – Hyseni: Ky slogan i bëri të ndjeshëm maqedonasit

Më: 9 maj 2024 Në ora: 00:58
Blerim Hyseni

Në Maqedoninë e Veriut sot janë mbajtur zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale.

Për rëndësinë e këtyre zgjedhjeve dhe rezultatin e tyre ka folur analisti politik nga Maqedonia, Blerim Hyseni.

Hyseni ka thënë se vendosja në pozita të larta e shqiptarëve në institucionet e Maqedonisë, i ka nxitur maqedonasit që të dalin masovikisht në zgjedhje dhe të mbështesin VMRO-n e cilat njihet si parti që pëlqen me pak shqiptarët.

“Maqedonasit nuk e kanë imagjinuar që në vendin e tyre do të bëhej një kryeministër shqiptar, kjo i ka nxitur që të mobliziohen”, ka thënë Hyseni.

Ai ka shtuar se slogani ‘Maqedoninë e fituan shqiptarët’ i bëri me të ndjeshëm maqedonasit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat