Pas humbjes në zgjedhje, jep dorëheqje Maja Moraçanin

Maqedonia

Pas humbjes në zgjedhje, jep dorëheqje Maja Moraçanin

Më: 9 maj 2024 Në ora: 12:01
Maja Moraçani

Kryetarja e RDM-së, Maja Moraçanin, përmes Facebook-ut ka njoftuar se po jep dorëheqje nga kjo pozitë në parti, pas humbjes së koalicionit të tyre të udhëhequr nga LSDM në zgjedhjet parlamentare.

“Të nderuar qytetarë, anëtarë dhe simpatizues të partisë së gjelbër RDM, si shprehje e përgjegjësisë etike dhe morale, jap dorëheqjen nga posti i kryetarit të RDM-së.

Në kohën më të shkurtër të mundshme, në përputhje me Statutin e RDM-së, do të organizojmë një kongres në të cilin do të zgjidhet kryetari dhe kryesia e re e RDM-së”, ka shkruar ajo.

Ajo është e bindur se RDM do të vazhdojë të luftojë me përkushtim për zbatimin e politikave të gjelbërta në Maqedoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat