Sanja Llukarevska jep dorëheqje nga pozita e nënkryetares së LSDM-së

Maqedonia

Sanja Llukarevska jep dorëheqje nga pozita e nënkryetares së LSDM-së

Më: 10 maj 2024 Në ora: 16:57
Sanja Llukarevska

Drejtoresha e të Hyrave Publike Sanja Llukarevska, ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetares në LSDM. Kjo është dorëheqja e katërt në parti pasi edhe Fatmir Bytyqi, Pero Kostadinov dhe Jovana Trençevska dhanë dorëheqje.

Llukarevska ka uruar fitoren e OBRM-PDUKM-së dhe të gjithë deputetëve që do të jenë në përbërjen e re parlamentare.

“LSDM gjithmonë ka qenë dinjitoze për shkak të pjekurisë së lidershipit të saj për të përballuar disfatën dhe përgjegjësinë. Nuk dua të jem përjashtim. Faleminderit për besimin e treguar për nënkryetar të LSDM-së.

Dhe këtë detyrë e kam kryer me respekt, me ndërgjegje, përgjegjësi dhe ndershmëri. Sigurisht, me mbështetjen e bashkëpartiakëve dhe mbështetjen e pazëvendësueshme të prindërve të mi. Faleminderit është më e pakta që mund t’u them atyre. Jam krenar që 8 maji ishte festë për demokracinë. Ky ishte edhe thelbi i luftës së LSDM-së për çlirim nga shteti “i kapur””, tha Lukarevska.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat