QMK: Disa qytetarët janë gjetur dhe larguar në mënyrë të sigurt nga malet e Osogovës

Maqedonia

QMK: Disa qytetarët janë gjetur dhe larguar në mënyrë të sigurt nga malet e Osogovës

Më: 24 maj 2024 Në ora: 22:44
Foto ilustrim

Sot në ora 16:15 nga personi për kontakt nga Shërbimi i Shpëtimit Vullnetar “Osogovo” Koçan, QMK ka marrë njoftim se disa persona të kthyer nga një ngjarje në “Carev Vrv” në bjeshkët e Osogovës kanë pasur defekt në veturën e tyre dhe kanë kërkuar ndihmë.

"Njerëzit u këshilluan të telefononin 112 për të përcaktuar vendndodhjen e tyre.

Personat pasi janë lokalizuar janë gjetur në gjendje të mirë dhe me veturë e shërbimit të “Osogovës” janë kthyer në shtëpizën “Ponikva”.

Për shkak të një defekti automjeti i tyre është lënë në vendin ku është gjetur dhe do të largohet nga pronarët”, njoftojnë nga QMK.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat