QMK: Është intervenuar në nëntë zjarre në ambiente të jashtme

Maqedonia

QMK: Është intervenuar në nëntë zjarre në ambiente të jashtme

Më: 11 qershor 2024 Në ora: 09:17
Foto ilustrim

Nëntë zjarre në ambiente të jashtme janë regjistruar në 24 orët e fundit dhe të gjitha janë shuar, thonë nga Qendra për Menaxhimin e Krizave.

Zjarrfikësit kanë intervenuar për shuarjen e zjarrit në këto komuna: Gjorçe Petrov, Saraj dhe Gazi Babë (për shkak të djegies së mbeturinave); Radovish, Shtip, afër “Auto Çajka” dhe në Zhelinë, afër fshatit Çiflik (për shkak të vegjetacionit të ulët të djegur); Tetovë afër fshatit Falishtë (deponi), Mavrovë dhe Rostushë (transformator në natyrë dhe shkurre) dhe në Komunën e Demir Hisarit kanë pasur një intervenim të vogël.

“Të gjitha rastet emergjente raportohen në numrin e vetëm të urgjencës 112 në QMK, veçanërisht kur qytetarët kanë situata kërcënuese për jetën.

QMK informon se është e dobishme të ndiqen rekomandimet dhe informacionet nga media për parandalimin dhe reagimin ndaj emergjencave”, thonë nga QMK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat