SPB Tetovë: 77 gjoba për tejkalim shpejtësie

Maqedonia

SPB Tetovë: 77 gjoba për tejkalim shpejtësie

Më: 25 maj 2024 Në ora: 11:13
Foto ilustrim

Siç njoftojnë nga SPB Tetovë, gjatë ditës së djeshme janë gjobitur gjithsej 77 persona për tejkalim shpejtësie (40 Tetovë dhe Gostivar 37).

Gjatë aksionit të djeshëm të policisë, janë konstatuar dhe sanksionuar edhe 40 lloje të tjera të kundërvajtjeve, 27 prej tyre kanë qenë për parakalim jo i lejuar.

Nga SPB Tetovë u bëjnë thirrje shoferëve që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit, të kenë kujdes dhe ta përshtatin shpejtësinë sipas kushteve të rrugës dhe kufizimeve.

“Tejkalimi i shpejtësisë edhe gjatë këtij viti është arsyeja kryesore e aksidenteve rrugore”, thonë nga policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat