Së shpejti pritet formimi i Qeverisë së re

Maqedonia

Së shpejti pritet formimi i Qeverisë së re

Më: 26 maj 2024 Në ora: 19:10
Foto ilustrim

Përzgjedhja e kuadrove me vlera të larta morale, të cilët do të punojnë me përkushtim në proceset reformuese, është një nga qëllimet kryesore në bisedimet mes OBRM-PDUKM-së dhe VLEN-it në përzgjedhjen e zgjidhjeve kadrovike për përbërjen e qeverisë së ardhshme. Ndonëse ka pasur spekulime se bisedimet janë afër përfundimit, nga OBRM-PDUKM thonë se ende nuk ka marrëveshje përfundimtare, por se bisedimet janë në një fazë të avancuar.

“Ajo që mund të them për momentin është se procesi negociues bazohet në parime, procesi eurointegrues, lufta kundër korrupsionit dhe krimit si dhe nevoja për reforma të caktuara për zhvillim ekonomik”. Kështu u përgjigj zëdhënësi i OBRM-PDUKM-së, Naum Stoilkovski në pyetjen se deri ku kanë arritur bisedimet me partnerët e koalicionit.

Stoillkovski shtoi se bisedimet vijojnë, por ende nuk ka një marrëveshje përfundimtare. “Për momentin ajo që mund të thuhet është se bisedimet janë në fazë të avancuar, por ende nuk ka marrëveshje përfundimtare deri në moment të fundit nuk do të kemi detaje tjera. Bisedohet për resore ekonomike dhe politike, por më e rëndësishme është që të pranohen parimet e Qeverisë dhe përcaktimet e përgjithshme programore”, tha Stoilkovski. Në fund tha se bisedimet do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme.

“Përkrahja e madhe që morëm nga qytetarët do të thotë një përgjegjësi e madhe për të dalë me fytyrë të pastër para qytetarëve dhe për të treguar se si janë gjërat realisht dhe pa zbukurime, por edhe për të arritur rezultate të shpejta. Pason një kapitull i ri, ku shteti i kthehet popullit dhe Maqedonia duhet të ketë rezultate dhe forcë për fitore të mëdha. Kapitulli i ri bazohet në përgjegjësi, në moral dhe vlera, të cilat janë kredo detyruese që duhet respektuar”, theksoi Mickoski ditë më parë.

Sipas tij, formimi i qeverisë është hapi i lehtë dhe më i rëndësishmja është të realizohet ajo që u është premtuar qytetarëve. ”Së shpejti do të kemi një qeveri të re. E donim që në ditën e parë të kësaj beteje të madhe tonën. Por krijimi i qeverisë është hapi i lehtë, sepse hapat e mëdhenj duhet të jenë rezultatet që duhet të japim. Shihen shumë njerëz në pozita, funksione dhe vende të ndryshme, por për mua nuk ka qenë asnjëherë biletë për një jetë të mirë, por obligim i përgjegjësisë së madhe ndaj atij që e jep këtë pushtet, që është populli”, theksoi Mickoski.

Ai paralajmëroi se çdo dështim i pushtetarëve të ardhshëm do të jetë zhgënjim për qytetarët për të cilët ata janë zotuar se do t’i japin fund sundimit aktual. “Mbështetja e marrë duhet të meritohet dhe të punohet. Duhet të tregohet virtyti i detyrueshëm, shembulli në qeverisje dhe përgjegjësi. Punoni pa pushim që nga dita e parë, zgjidhni sa më shumë probleme dhe bëhu ndryshimi që mund dhe duhet të shihet nga ora e parë. Të gjithë do të kenë një shans, secili prej jush, por ai shans është një detyrim që duhet ta përmbushni. Dijeni se keni besimin tim, por do të keni edhe egërsinë time absolute pa falje nëse ndonjëri prej jush futet në lojëra korruptive apo prapaskenash”, tha Mickoski.

Derisa bisedimet për përbërjen e qeverisë janë ende në vazhdim, ajo për të cilën duhet të bien dakord fillimisht partnerët e mundshëm është se kush do të jetë kryeparlamentari i ri, pasi seanca konstituive e përbërjes së re parlamentare do të fillojë më 28 maj. Sipas Rregullores së re, nuk mund të zgjasë më shumë se tri ditë dhe duhet të përfundojë me zgjedhjen e kryeparlamentarit.

Për momentin asnjë palë as e konfirmon e as e mohon është se është arritur marrëveshje që lideri i Alternativës, Afrim Gashi, të marrë pozitën e kryeparlamentarit. Madje ai nuk ka dhënë një përgjigje konkrete edhe në një paraqitje televizive. “Për ne ka qenë e rëndësishme që shqiptarët të vazhdojnë të kryejnë një nga tre funksionet në shtet dhe sigurisht, duke qenë se dihet se kush do të jetë kryeministër dhe kreu i shtetit, ne kërkuam që kryeparlamentari t’i përkasë shqiptarëve. Marrëveshja nuk është ende përfundimtare, kemi rënë dakord në parim për disa qëndrime. Është e drejtë të presim që ajo që kemi rënë dakord me VMRO-DPMNE-në të kalojë në organet tona partiake dhe besoj se brenda afatit ligjor kushtetues, që është 28 maji, dita kur do të konstituohet Parlamenti, të gjithë do ta kemi të qartë se kush është propozimi i përbashkët i koalicionit për kryeparlamentar”, tha Gashi.

Seanca e 28 majit do të ketë tri pika në rend dite: zgjedhjen e Komisionit Verifikues, zgjedhjen e Komisionit për Zgjedhje dhe Emërime dhe zgjedhjen e kryeparlamentarit. Pas zgjedhjes së kryeparlamentarit, ai duhet ta njoftojë presidenten Gordana Siljanovska-Davkova se janë verifikuar mandatet e deputetëve. Prej atëherë fillojnë të ecën dhjetëditëshi, në të cilin presidenti duhet t’i dorëzoj mandatin për formimin e qeverisë, kandidatit të partisë apo partive që kanë shumicën në Parlament.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat