Moti në Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Moti në Maqedoninë e Veriut

Më: 27 maj 2024 Në ora: 08:13
Foto ilustrim

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Fryn erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Pasdite kryesisht në pjesët perëndimore do të jetë jostabilitetit lokal me reshje të rrëmbyeshme shiu dhe me shtrëngata të rralla.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 8 deri në 15, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 21 deri në 28 gradë.

Deri të enjten do të ketë reshje të shpeshta shiu dhe stuhi, sidomos pasdite.

Proceset lokale do të jenë në formë stuhie afatshkurtër me reshje të dendura shiu, erë të fortë dhe paraqitje të izoluar breshëri. Nga e premtja pritet stabilizim i motit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat