Një incident i armatosur ka ndodhur para pak minutash në Shkup, gjegjësisht në rrugën e njohur si Rruga e Plastikave.
Sipas informacioneve të para në këtë përleshje me armë ka vdekur blogeri i njohur, Amar Ismani.
Aty janë përfshirë disa persona ndërsa ka janë plagosur edhe 3.
Në vendin e ngjarjes shihen automjete të ndihmës së shpejt dhe një numër i madh i policisë.
Më shumë detaje Ministria e Brendshme do të njoftoj gjatë ditës.
Lajmin për vdekjen e artistit e ka konfirmuar edhe vëllai i tij, Edin Ismani.
“Të Allahut jemi dhe tek ai do kthehemi Me zemër të thyer e të pikëlluar ju njoftoj se ka ndëruar jetë djali/vëllau jonë Amar Ismani. Ceremonia e varrimit do të bëhet sot me namazin e Iqindis në xhamin e Cairit, dhe pastaj te varezat në Butel”, ka shkruar vëllai i të ndjerit në Facebook.