Aksident në Kratovë, ndërrojnë jetë dy persona

Maqedonia

Aksident në Kratovë, ndërrojnë jetë dy persona

Më: 27 maj 2024 Në ora: 12:35
Foto ilustrim

Një burrë dhe një grua nga Marina e Shkupit kanë humbur jetën pasi vetura e tyre ra në “Kriva Rekë” të Kratovës.

“Me datë 26.05.2024 në ora 07:55 në SPB Kumanovë është raportuar se në rrugën lokale që shpie nga fshati Konjuh në fshatin Beljakovcë, afër vendit të quajtur “Rakle”, automjeti i pasagjerëve “Daevu Matiz” me targa të Shkupit, i drejtuar nga Z.J (75) nga fshati Marino, komuna Ilinden, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin ‘Kriva Reka’.

Nga lëndimet e marra në vendngjarje kanë ndërruar jetë shoferi dhe bashkudhëtarja S.J (76) nga fshati Marinë”, njofton MPB.

“Një mjek nga Shërbimi i Emergjencave Mjekësore ka konstatuar vdekjen, ndërsa sipas urdhrit të prokurorit publik, trupat e të ndjerëve janë dorëzuar për autopsi. Një ekip inspektues nga SPB Kumanovë ka kryer kontroll të vendit”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat