Nga 1 nëntori ndërpritet linja ajrore Shkup-Gjenevë

Maqedonia

Nga 1 nëntori ndërpritet linja ajrore Shkup-Gjenevë

Më: 11 qershor 2024 Në ora: 11:05
Foto ilustrim

Kompania me kosto të ulët “EasyJet” planifikon të ndërpresë operimet ndërmjet Gjenevës dhe Shkupit nga fillimi i sezonit dimëror 2024/25.

Me çka do të përfundojë shërbimi i vazhdueshëm trevjeçar në kryeqytetin e RMV-së, shkruan “Ex JU Aviation”.

Kompania ajrore, siç thuhet në njoftim, ka planifikuar fluturimin e fundit mes dy qyteteve për datën 1 nëntor dhe shitja e biletave është pezulluar.

“EasyJet” hyri në tregun e RMV-së në nëntor 2021 dhe është i vetmi operator ndërmjet Gjenevës dhe Shkupit. Linja Shkup-Gjenevë në sezonin aktual realizohet dy herë në javë, ndërsa në periudhën e kaluar verore ka pasur katër fluturime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat