Fifi shpreh një dëshirë: Dua që ai të jetë i imi

Mediale Vip

Fifi shpreh një dëshirë: Dua që ai të jetë i imi

Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 12:18
Fifi dhe Beatrix

Pas spektaklit të mbrëmshëm (e premte), banorët kanë shijuar natën në mënyra të ndryshme.

Ishin dy këngëtaret e njohura Fifi dhe Beatrix që qëndruan së bashku larg banorëve të tjerë.

Të dyja ato fillimisht u argëtuan duke vallëzuar së bashku nën ritmin e muzikës, teksa më vonë ato diskutuan së bashku për gjëra të ndryshme.

Në një moment Beatrix i tha Fifit që të manifestoi çdo gjë që ajo dëshiron për vete, ndërsa Fifi nuk hezitoi të tregoi dëshirën e saj.

“Dëshiroi që ai të jetë i imi”, ka thënë Fifi duke mos e zbuluar se kujt i referohej.

Kujtojmë që Fifi kishte krijuar raporte të afërta me banorin tashmë të eliminuar, Granit Canën, por i cili më vonë sqarojë gjërat me këngëtaren duke i thënë se e sheh vetëm si shoqe.

Ndërkohë, kujtojmë që mbrëmë në Big Brother VIP kanë hyrë edhe dy banorë të rinj, opinionisti Meridian Ramcaj dhe  ish-konkurrentja e “Përputhen”, Antonela Berisha.

Ndërsa nga vota e publikut u eliminua ish-futbollisti dhe modeli, Kledi Hysa. 

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat