Aktorja dhe familja e saj prekën nga koronavirusi

Mediale Vip

Aktorja dhe familja e saj prekën nga koronavirusi

Më: 29 nëntor 2021 Në ora: 12:22
Keira Knightley

Aktorja 36-vjeçare, Keira Knightley, ka disa ditë që po e lufton koronavirusin bashkë me familjen e saj.

Ajo ishte mërzitur shumë me të kuptuar se është prekur nga COVID-19, pavarësisht se i ka marrë të dyja vaksinat, derisa burri i aktores, James Righton, nuk e ka përjetuar asnjë simptomë të virusit. Edhe dy vajzat e çiftit, Edie dhe Delilah, kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Në një intervistë për revistën “Stella”, të realizuar online, Knightley deklaroi: “A ju vjen keq nëse nuk i ndezim kamerat? Thjeshtë ngase jam me koronavirus dhe nuk po ndihem edhe aq mirë”.

Duke treguar se bashkëshorti i saj ishte pa simptoma, aktorja shtoi: “Ai po tregohet jo modest për këtë fakt dhe është i bindur se kjo gjë po ndodhë ngaqë ai noton në ujë të ftohtë, ndërsa unë jo”.

Vitin e kaluar, aktorja e filmit “Silent Night’ ishte detyruar të pushojë nga puna si pasojë e pandemisë, dhe ajo e pranoi se kjo gjë e kishte bërë të mendojë për largimin e përhershëm nga kinematografia, ngase e ka shijuar shumë kohën që e kishte kaluar në shtëpi me familje, ani pse e dinte që një gjë e tillë nuk do të ndodhte.

Keira dhe James provojnë t’i ndajnë angazhimet rreth fëmijëve në formë të barabartë, dhe ylli i filmave “Pirates of the Caribbean” gjithmonë i merr në konsideratë nevojat dhe kërkesat e familjes së saj, para se të pranojë një rol të ri filmik.

Vitin e kaluar, Knightley u detyrua të largohet nga një projekt të cilin e kishte shumë për zemër, për shkak të angazhimeve familjare, fjala është për serialin e platformës “Apple TV+” me titull, “The Essex Serpent”, ku ajo u zëvendësua nga aktorja Claire Danes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat