E vërteta e zënkës së Meghan Markle dhe Kate Middleton

Mediale Vip

E vërteta e zënkës së Meghan Markle dhe Kate Middleton

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 22:48
Kate Middleton dhe Meghan Markle

Kate Middleton ishte në të vërtet ajo që shpërtheu në lot pasi u përball me Meghan Markle vetëm disa ditë para dasmës mbretërore ka rrëfyer tha prezantuesja televizive Allsopp për The Telegraph.

Edhe pse deri tani është përfolur e kundërta, Kate ishte ajo që qau pasi humbi kontrollin gjatë një grindjeje me kunatën e saj të ardhshme.

Sherri që ndodhi në maj të vitit 2018, vetëm disa ditë para dasmës së Meghan dhe Harry-t, u kujtua nga Meghan në një intervistë me Oprah Winfrey në fillim të këtij viti.

Meghan pohoi në intervistë se ishte ajo që qau gjatë debatit, për të cilin ajo tha se kishte të bënte me fustanet e vajzave me lule, por se Kate më vonë i kishte dërguar lule dhe një shënim për t’i kërkuar falje.

Allsopp, e cila është një mike e familjes së Camilla, Dukeshës së Cornwall, tha për The Telegraph: “Kate nuk e humb kurrë durimin, por ajo zbuloi se Meghan po tregohej e vrazhdë me stafin në Kensington Palace dhe ajo ishte e zemëruar me të. Më pas, Kate shpërtheu në lot sepse kishte humbur kontrollin dhe i dërgoi lulet  Meghan-it për t’i rregulluar gjërat”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat