Propozimi i ëmbël i dashurisë, këngëtarja e njohur thotë ‘PO’

Mediale Vip

Propozimi i ëmbël i dashurisë, këngëtarja e njohur thotë ‘PO’

Më: 20 qershor 2022 Në ora: 06:29
Perrie Edwards dhe futbollisti Alex Oxlade Chamberlain

Këngëtarja e njohur Perrie Edwards dhe futbollisti Alex Oxlade Chamberlain kanë çuar në një nivel tjetër dashurinë e tyre disavjeçare. Me më shumë se 15 milionë ndjekësit e saj në Instagram, Edward ka ndarë foto nga propozimi i ëmbël i partnerit të saj, Alex, i ulur në gjunjë duke i propozuar.

“Mbrëmë dashuria e jetës sime u ul në gjunjë duke më propozuar dhe unë thashë… "Po!”, ka shkruar Perrie në Instagram.

Ylli i popit dhe duket e befasuar nga surpriza e futbollistit me unazën e diamantit në dorë.

28-vjeçarja dhe futbollisti i Liverpoolit janë në lidhje që nga viti 2016, ndërsa në gusht të vitit të kaluar, çifti mirëpriti djalin e tyre, Axel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat